IMG_0193

Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...

Në një lexim të ditëve të fundit u ndesha me një mbledhi fjalësh që synonte të përshkruante kohën që po jetojmë sot: kohë e individualizmit utilitarist, i cili është gjakftohtë dhe vetëshkatërrues. Antonime të njeriut të këtyre kohëve i gjeta mbrëmë në Pallatin e Kulturës Kamëz. Kur arrita aty për të ndjekur shfaqjen…

“Media dhe kushdo do të marrë pjesë sa herë të jetë e interesuar në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak.” – tha kryetari i Këshillit Bashkiak Kamëz, Hysen Koldashi në dyert e Bashkisë e më tej hyri në mbledhjen, në të cilën nuk u lejuan gazetarët. Në mbledhjen e muajit shtator është dëgjuar ish-kryetarja e këtij këshilli të thotë që Rakipi gjithmonë i ka lejuar mediat…

Laboratori është ndërtuar mbi domosdoshmërinë e bashkëndarjes së rrëfimit të historisë sonë si njerëz, si banorë, si ndërtues dhe si krijues të një qyteti. Por është edhe hapësira ku si subjekte presim të ritregohemi, të rrëfehemi, e të kallëzohemi nga Tjetri. Historia jonë, a e banorëve të Kamzës, nuk mbetet më vetëm e jona, apo e tyrja. Ajo falet, besohet, dhurohet, …

Aurora Leka | 23.12.2017 | nyje.al Kjo është Inva Buci. Një nga shumë të rejat e qytetit tonë. Pasi ka mbaruar mësimin në gjimnazin “Ibrahim Rugova” rend të ndihmojë për disa orë nënën e saj në dyqanin ushqimor afër shkollës ku zhvillon mësimin.Kur shkoj, e gjej tek merr e jep me një zonjë tekanjoze. Kuptohemi me sy që duhet të presim për të folur. Gruaja në fjalë, pasi fut një tufë bananesh në qese i thotë:– Nëse vjen im shoq …

Aurora Leka | 22.12.2017 | nyje.al Ata po më prisnin në një kafe të cilën e dinim të qetë. Ndërsa ngjis shkallët që t’i takoj e kuptoj që muzika në sfond, me volumin dhe llojin e saj do të më ngrejë tensionin. Emiljano dhe Mariana ishin ulur në këndin më të bukur të barit me nga një çaj dhe ca libra përpara. Në këndin tjetër, përballë tyre ishin një grup djemsh adoleshentë, të cilët kishin vënë mbi tavolinë një objekt …

Aurora Leka | 21.12.2017 | nyje.al Në një mbasdite të ftohtë dhjetori ku temperaturat shënojnë minus, Xhavitin e gjejmë në sheshin përballë Pallatit të Kulturës, bashkë me shumë shokë të tjerë. Ata janë të ndarë në grupe me nga katër dhe luajnë domino shumë të përqëndruar. “Dal dy herë në ditë këtu, dy orë paradite e dy orë pasdite. Rroj vetëm me plakën në pallat. Kam dy fëmijë, një vajzë të martuar në Kamëz dhe një djalë që është në …

Aurora Leka | 20.12.2017 | nyje.al“Kamza është lëvizje”,- më thotë ajo teksa i shoqi më qeras me një kafe, -“ kam patur gjithmonë punë”.Skutën e saj plot me stofra e perde e gjejmë në hyrje të tregut. Përballë një makine të vjetër, me këmbët që i shtriq hera herës në një kolltuk aty afër, punon çdo ditë të javës Kimete Lala. Qep, mat, pret, e kur ndonjëherë i soset durimi me atë çka ka në dorë ja kalon ta mbarojë …

Aurora Leka | 19.12.2017 | nyje.al “Hajde njëherë hajde”- më thërret baba nga dera teksa më sheh që po bëhem gati të dal. I buzëqesh. Afrohem. Ngjitur me shtëpinë është baraka. Në verandën e saj janë derdhur pa asnjë lloj kujdesi një turre e madhe drush. Në njërin krah janë vendosur tre fuçitë për përgatitjen e lëndës së parë për raki. Ka tre dhoma. Njëra është kthyer në hambar për barin e lopës, në tjetrën ka lloj lloj mrrokullash mes …

Antonela Pepkolaj | 24.08.2022 | nyje.al Përgjithësisht autonomia është një nga pasojat e suksesit (apo kështu mendohet) dhe, pasojë e autonomisë, është më shumë dinjitet dhe integritet njerëzor. Dokumentari “Factory to the workers”, nxjerr në pah, që në fakt edhe ekzistenca mund të përbëjë konflikt interesi, sidomos në një botë hierarkish në të cilën idealistët zgjedhin të ecin kundër rrymës. Kështu ndodh me fabrikën e pjesëve të makinave ITAS në Kroaci.  Në përpjekje për të luftuar procesin e privatizimit, punëtorët …

Ronald Qema | 11.07.2022 | nyje.alTë udhëtosh nga Prishtina në Zagreb të duhen më së paku 10 orë rrugëtim me autobus përgjatë natës. Unë nisesha duke pasur destinacion një qytet tjetër. Në këtë udhëtim tranzit u gjenda ngjitur me Veronikën.  Kush është Veronika dhe pse po shkruaj për të?I marim me radhë. Së pari, sepse i urrej kufijtë. Ndjej ankth e faj teksa rreshtohem bashkë me të tjerët përpara xhamit të kabinës së Policisë Doganore në pritje të një miratimi …

Foto nga protesta, 12 mars 2022, Ronald Qema

Pavjo Gjini | 23.03.2022 | nyje.al  Foto nga protesta kundër rritjes së çmimeve, 12 mars 2022, Ronald Qema Pikërisht kur protesta qytetare kundër rritjes së çmimeve filloi të merrte hov e të bëhej masive, Kryeministri Rama i vuri mision vetes të turpërojë çdo qytetar që dilte të shfaqte në shesh me trupin e tij/saj problemet ekonomike me të cilat përballet dhe kërkesat përkatëse. Nuk ka lënë takim pa inskenuar me biznese dhe punëtorë për t’i nxjerrë protestuesit faqezinj që na …

Në vitin 43 para Krishtit, Ciceroni (të paktën atij i atribuohet) shprehet se: “Janë kohëra të këqija. Fëmijët s’po u binden më prindërve dhe çdokush po shkruan një libër”. Ngjan sikur në fundamentalitetin e vet pakogjë ka ndryshuar në raport me typomaninë: që konsiston në fiksimin jo vetëm për të shkruar, por edhe për t’i publikuar këto shkrime nën emrin tënd. Përballë kësaj nevoje gati primordiale, në vendin tonë ku zor se gjendet njeri që nuk është shkrimtar, meqë heshtja është për t’u përshëndetur, le ta përshëndesim dhe të shënojmë dështimin e heshtjes si kritikë…

Shqetësimi im është ky: një ndjesi në rritje se në teorizimin e seksit jemi të angazhuar në një lloj “euthanazie të arsyes së kulluar”. E huazoj këtë frazë nga Kanti, i cili përdor për të emërtuar një nga dy përgjigjet e mundshme ndaj antinomive të arsyes, pra, ndaj konflikteve të brendshme të arsyes me vetveten. Arsyeja, tha ai, bie pashmangshëm në kontradiktë sa herë që kërkon të aplikohet në ide kozmologjike, në gjëra që kurrë nuk mund të bëhen objekte të përvojës sonë…

Të thuash se subjekti është në të njëjtin nivel me ligjin nuk është e barasvlershme me pretendimin se ajo është ligji, pasi çdo shkrirje e subjektit me ligjin vetëm e redukton atë, e nënshtron atë absolutisht ndaj ligjit. Në të njëjtin nivel me dhe prapë jo ligji, subjekti mund të konceptohet vetëm si dështim i ligjit, i gjuhës. Në gjuhë dhe prapë më shumë se gjuhë, subjekti është një shkak të cilin asnjë shenjues nuk mund ta shpjegojë. Jo sepse ajo e tejkalon shenjuesin, por sepse ajo banon në të si kufi…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.