Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, - shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren...
Para Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dorëzuan sot një peticion urgjent, i cili kërkon ndërprerjen e menjëhershme të çdo punimi në burgun e Spaçit. Në një komunikatë të lexuar për mediat, nismëtarët denoncojnë ndërhyrjen që e cilësojnë si të jashtëligjshme, të papritur dhe të rrezikshme për ruajtjen e kujtesës historike të vendit. Peticioni, i firmosur nga mbi 700 qytetarë dhe 35 organizata i drejtohet insittucioneve kulturore dhe qeverisë, me kërkesën që çdo punim në Spaç të ndalet menjëherë. Sipas aktivistëve, ndërhyrja aktuale e kryer nga Instituti Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës është joprofesionale, e pakoordinuar dhe në kundërshtim të plotë me ligjet dhe direktivat që rregullojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore...
nyje.al | Lajme Flash | 09.12.2019
Diana Malaj | nyje.al | 29.11.2019 Kanë kaluar tashmë më shumë se 48 orë nga goditjet e tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënoi dhe numrin më të madh të viktimave në dekadat e fundit. Ky tërmet me magnitudë 6.4 Rihter, me epiqendër në detin Adriatik, 10 km në veriperëndim të Durrësit, deri tani ka shkaktuar 49 viktima dhe mbi 750 të lënduar[1], kryesisht në zonën e qytetit të Durrësit dhe lokalitetit të Thumanës, pjesë e qarkut të Krujës. Banorët …
nyje.al | 06.10.2019 Zona e quajtur “Plepat e Brukës” ndodhet në Laknas, mes për mes të cilës kalon lumi i Tiranës me të gjitha papastërtitë e tij. Pavarsisht emërtimit kadastral të saj, banorët e konsiderojnë si zonën e vetme pyjore të Laknasit, kjo për shkak se pas rënies së regjimit diktatorial e deri më sot komuniteti përreth ka kultivuar dhe ka mbjellë në të pemë decorative dhe frutore. Arsyet e mirëmbajtjes janë të shumta sipas atyre: për konsum të banorëve …
Nebi Bardhoshi | 28.03.2020 | nyje.al Muzeu Etnografik i Hasit, foto nga Nexhat Çoçaj Dje u dogj Muzeu Etnografik i Hasit. Në fakt vetëm dje u fol për të, pasi ishte lënë në harresë. Dje Muzeu Etnografik i Hasit, pati një ditë zie. Historia e Muzeut Etnografik të Hasit është shprehje e harresës së kahershme mbi këtë lloj gjinie. Qoftë kultura kritike-reflektive, qoftë krijimtaria, qoftë kultura tradicionale, është e anashkaluar. Më duket mua se institucionet që merren me etnografi janë …
nyje.al | 18.03.2020 Prej 17 marsit të vitit 2017 kanë kaluar tashmë 3 vite nga vdekja e nobelistit Derek Walcott. Sot e përkujtojmë atë me një poezi dhe fragment interviste publikuar në revistën “Jeta e Re” (2013) me përkthim të Gentian Çoçolit. Derek Walcott u lind në ishullin Santa Luçia të Karaibeve, më 1930. Në vitin 1959 themeloi Kompaninë Teatrore të Trinidadit. Ka dhënë leksione të retorikës dhe letërsisë në Universitetin e New Yorkut dhe të Bostonit. Me 200 dollarë …
Elena Cakani | nyje.al | 15.03.2020 Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















