S’mu duk sikur në fytyrën e tij kishte keqdashje. Më erdhi si fjali e thënë pateklif, gati si për t’u kapur pas një bote të njohur, ku gjithçka ngelet në vend: gruaja në shërbim, burri “kryefamiljar”, fëmijët në rresht, Zoti në mur. Mjafton një fjali e tillë për të kuptuar se sa pranë sipërfaqes notojnë pasiguritë nga frika e humbjes së busullës. Një dridhje e vogël në tonin e përditshmërisë tregon se sa e brishtë është ajo “qetësi” që e kemi menduar si traditë. Deri në urrejtje. Parehatinë që rri pezull dhe gërryen çdo përpjekje për të folur për drejtësi, pavarësi, çlirim e sheh kudo në komente online, tryeza familjare, mjedise pune, në predikime e panele publike...

Për pacientët onkologjikë, familjarët e tyre dhe aktivistët ky tetor nuk shënjohet prej fjongos rozë. Ajo është zhytur në të zezën e vdekjeve të shkaktuara nga neglizhenca në sistemin shëndetësor. Me tullumbace të zeza në duar, si simbol i zisë së humbjeve të jetëve, ata protestuan mëngjesin e djeshëm përballë Ministrisë së Shëndetësisë. Përmes pankartave që mbanin në duar, ata shpalosën listën e gjatë të problemeve: nga mungesa e kimiove, tek Brakiterapia jashtë funksionit dhe akseleratorët që prishen çdo dy javë. “U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e ndërkohë në Spitalin Onkologjik, në qendrën më të madhe ku bëhet lufta kundër kancerit, nuk ka mamografi. Ka më shumë se 10 ditë që mamografia në Spitalin Onkologjik nuk punon. U thonë grave e vajzave diagnostikohuni e s’kanë ilaçe për kancerin e gjirit. Njëherë japin herceptinë, mbaron herceptina japin fezgo, mbaron fezgo japin herceptinë, kundër çdo protokolli ndërkombëtar e që njeh kjo betejë me kancerin.” - tregoi gazetari dhe njëkohësisht bashkë-organizator i protestës, Osman Stafa...

Ronald Qema | Marjana Syla | 22.01.2020  Që prej datës 26 nëntor të vitit 2019, shumë pak ka ndryshuar situata e familjarëve të goditur nga tërmeti në Kamëz. Madje në disa raste, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe ndërhyrjes institucionale (jo asaj mediatike) gjendja e tyre është përkeqësuar. Në kushte mbijetese vazhdon të jetojë zonja Mimoza Lukaj e cila banon prej 18 vitesh në zonën e bregut të lumit në Zallmner bashkë me dy vajzat e mitura dhe bashkëshortin …

nyje.al | 21.01.2019  703 është numri i familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Kamëz, të cilët do të marrin dëmshpërblim nga bashkia gjithsej në vlerën e 396,304,122 lekësh. Mirëpo, ndërkohë që është dhënë ky informacion, hapat për të ndërmarrë zbatimin në praktikë të këtyre masave financiare janë shumë të ngadalta. Nga vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 22.10.2018 është miratuar dëmshpërblimi në vlerën 5.857.961 lekësh për 42 familje të dëmtuara nga tërmeti i korrikut të …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

A. V |19.04.2020 | nyje.al Nuk është se ne kuksianët reshtëm së ngrëni ushqime bio, as sepse ndaluam së qëni ata të maleve që nuk i tremben të ftohtit e viruseve, por ashtu siç pritej… ai erdhi mes nesh. Dikush, mes atyre që vazhdojnë të dalin shëtitje edhe pas infektimit në masë, tha ta quajmë grip si gjithmonë dhe po priste me kureshtje simptomat: kollë, vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe për të gjitha këto të trajtohej me çaj …

Fejton |09.04.2020 |nyje.al  -Or drejtor, pashë atë mduket. E dallova nkrâje. Ene te ecmen nilloj e kish pâ. Me flokë pak, me mullën përpara si do caull t’diskriminum obez nkolegjet amerikane.-Kë pe mor?-Oj ka kalu parës, ishte bashk’ me nja dy qerë. Njofto shpejt kryetarin, të vâje urgjentisht në zyrë se po u ul ai nuk di me e lshu mo.  I ka dhanë provat qaj burrë. Edhe ai kryetari i jonë apo s’asht i dobt dhe i vol me …

Nebi Bardhoshi |08.04.2020 |nyje.al Shënime etnografike për Ditën Ndërkombëtare të Romëve ParantezëNë kohën e Partisë së Punës, romët vinin herë pas herë në lagjen ku jam rritur. Nuk e di pse, por dukej sikur ndryshonin stinët kur vinin Romët, ose romët vërtet vinin kur stinët ndryshonin. Më shumë vinin në vjeshtë.  Vinin gra, burra, fëmijë bashkë. Gratë ishin të veshura me rroba me shumë ngjyra, por veç rrobave me shumë ngjyra shisnin dhe shumë shami me ngjyra. Ato shami i …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.