Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...
Me ba vend n’histori: përbashkime të fragmentuara Dorina Pllumbi | 01.07.2025 | nyje.al Në sytë e mendjes time, kujtimi i Kamzës është i lidhur ngushtë me udhëtimet me tren me nënën time, një nga ritualet verore të fëmijërisë. Këto udhëtime na çonin nga qyteti ku u rrita, Lezha, në Tiranë, ku jetonte një pjesë e familjes nga ana e saj, përfshirë edhe gjyshen time. Duhet të kem qenë diku shtatë apo tetë vjeç, dhe trenat, megjithëse mbetje e kohëve të …
08.04.2021 | nyje.al Kamëz, 2018, fotografi nga Valentina Bonizzi Aktivistët e Grupit Ata kanë ngritur padi kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative të shkallës së Parë, Tiranë. Nëpërmjet saj, aktivistët e qytetit kanë kërkuar plotësimin e programit të transparencës sipas parashikimeve ligjore, kushtetuese dhe rekomandimeve institucionale me qëllim specifik të bërjes publike të proceseve vendimarrëse dhe transparencës së Bashkisë. Ligji për të drejtën e informimit ka hyrë …
Foto lajm | nyje.al | 01.03.2021 Jo më larg se 4 ditë më parë, Zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka komentuar frekuentimin e transportit publik duke e quajtur zgjedhje personale dhe që sipas saj mënyra për t’u mbrojtur nga rreziku i pandemisë është që qytetarët të zgjedhin urbanin që ka më pak qytetarë si dhe të zgjohen herët për të shfrytrëzuar oraret pa flukse të mëdha. Vetëm pak kilometra larg nga kryeqyteti prej të cilit është shprehur Zv. Ministrja, në …
Ronald Qema & Diana Malaj | nyje.al Frutikultura është një ndër lagjet e Kamzës që dikur ishte një fushë e madhe e shndërruar në pemtari që prodhonte fruta për të gjithë vendin por edhe për eksport. Dardha, kumbulla, pjeshkë e shumë kultura të tjera frutash prodhoheshin me tonelata në tokën shumë prodhuese në të cilën kalonte edhe Lumi i Tiranës. Me ardhjen e viteve ‘90, si çdo zonë tjetër e periferisë së Tiranës, edhe Frutikultura u popullua me familje që …
Diana Malaj| Pavjo Gjini| 08.12.2020| nyje.al KAMZA DHE GRUPI ATA Në qytetin si të prerë me gërshërë nga rruga kombëtare e cila të plas drejt e në kryeqytet, në vendin me shtëpi të shumta private të zatetura sa më pranë qendrës që mundën — në Kamëz — vepron grupi i aktivistëve Ata. Prej shtatë vitesh tashmë, ky grup vepron në një seri praktikash: nga ligji te gazetaria, antropologjia, arti, letërsia dhe teatri i të shtypurve. Në Kamzën si periferia e …
Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020 Pjesa e dytë Aplikime të mëtejshme të kësaj teorie Frika nga vdekja Për të transferuar tezën e përgjithshme të frikës nga shembja në një frikë të përveçme nga vdekja, lipsen vetëm pak ndryshime. Kjo ndoshta është një frikë më e zakontë dhe që përthithet në mësimet fetare rreth jetës së përtejme, a thua për të mohuar faktin e vdekjes. Kur frika nga vdekja është simptomë domethënëse, premtimi i jetës së përtejme nuk arrin të …
Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020Donald Winicott (1896 – 1971) ishte një pediatër dhe psikoanalist me famë dhe i rëndësishëm anglez i cili ndikoi në ngritjen dhe zhvillimin e asaj që sot quhet shkolla britanike e psikoanalizës, duke kontribuuar sidomos në shtjellimin e teorisë së marrëdhënieve objektuale dhe në psikologjinë zhvillimore. Ai ka bërë kontribute të shumta në tranzicionin dhe zhvillimin edhe të disa aspekteve terapeutike të psikoanalizës bashkëkohore prej asaj të paraluftës. Ky artikull vlerësohet si ndikues në zgjerimin …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















