Me një SMS të vetme mundem ta organizoj Tiranën tjetërsoj, rreth qendrash të fshehta provizore, të pazbërthyeshme dot si koordinata nga shërbimet e inteligjencës, qoftë dhe artificiale. Fjala vjen, send: “Neser te gjithe n’ora 5 te ish monumenti i tur bolit :)”. Fjalë si këto të fundit mund t’ua ndezin llampat deri nesër vetëm diç më tepër se një dyzine hartash në Tiranë, aq sa kanë mbetur në atë vend të mbajnë mend shtangien e Tur Bolit (disa emra janë maskuar për nevojat e këtij raporti), me cigaren që i digjej rrafsh me gishtat, përditë po aty, qiri, orë me rradhë - “Waiting for the Man”, si thotë kënga. Mjaftoi që dikush ta quante atë vëngjill, atë pritje të përditshme “monument”, dhe ja befas midis gazit tek rithemelohej qyteti brenda një shakaje përjashtuese, me në qendër pajtorin e ri: Bolin.

Aktivisti Baki Goxhaj lajmëroi dje në rrjetet e tij sociale që i është bashkuar lëvizjes ndërkombëtare Global Sumud Flotilla. I revoltuar nga aktet gjenocidiale në Gaza dhe pozicionit bashkëpunues të qeverisë shqiptare, Bakiu thotë që ka vendosur të marrë një hap më tej në angazhimin e tij të deritanishëm: ‘…duke ju bashkuar Global Sumud Flotilla, që gjendet aktualisht në Kretë. Një mision humanitar dhe paqësor për të thyer rrethimin e paligjshëm të Gazës, për të çuar ndihma dhe për të qenë solidar me popullin e vuajtur të Gazës dhe gjithë Palestinës. Ndihem krenar që përfaqësoj vendin tim në këtë mision ndërkombëtar dhe shumë të rëndësishëm për ndërgjegjen e botës’.

Ronald Qema |28.04.2021| nyje.al Mbrëmjen e kaluar KZAZ nr.27 përfundoi procesin e numërimit duke nxjerrë kështu rezultatin final të zgjedhjeve të 25 prillit, për sa i përket subjekteve politike. Më herët kishte përfunduar numërimi edhe në KZAZ nr.28, në të cilën janë numëruar votat e qendrave të votimit në njësinë administrative Paskuqan. Rezultati final nxorri Partinë Demokratike si më të votuarën në Bashkinë Kamëz, me 25764 vota (50.07%), e ndjekur nga Partia Socialiste me 19344 vota (37.59%). Lëvizja Socialiste ia …

Ronald Qema | 28.04.2021 | nyje.al Bashkia Kamëz shumë pak ditë para zgjedhjeve rihapi qarkullimin në rrugën Berisha, pas ndërhyrjes në të. Rruga e re përmban tashmë korsi biçikletash. Banorët e qytetit po e frekuentojnë korsinë e ndërtuar, në të cilën mund të lëvizet në dy kahe. Por sa e mundur është kjo? Sipas matjes së kryer gjerësia e kësaj korsie është 150 cm, ndërsa hapësira e nevojshme për vetëm një kah, minimumi duhet të jetë 122 cm. Përveç gjerësisë, …

26.04.201 | nyje.al Grupi Ata përmes gjykatës detyron Bashkinë Kamëz të bëjë publike dokumentat që i ka fshehur prej shtatë vitesh. Tashmë, me vendim me ekzekutim të përkohshëm Bashkia Kamëz duhet menjëherë të bëjë publike vendimet dhe dokumentet e saj. Ky grup aktivistësh ka fituar sot gjyqin kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative Tiranë. Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për këta aktivistë, por …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Arkiva: Genc Shehu | nyje.al | 05.01.2019  Përmbledhtazi, filozofi francez Alain Badiou shtron se ka tri rreziqe që i kanosen një çfarëdo lëvizje – korruptimi, devijimi, lodhja. Për lëvizjen studentore të dhjetorit 2018, parullat “S’ka negociata”, “Jo dialogut”, “Nuk kemi përfaqësi”, janë parulla të cilat kanë kryer një mohim ndaj përfytyrimit sipas të cilit, përnjëherë pas lindjes së një lëvizje, duhet të bashkëpunosh me pushtetin për të mbërritur ato pak gjëra praktike që mund të realizosh: pra, mohim i korruptimit. …

Pa mua | 07.03.2018 | nyje.al Anonimiteti i këtyre rradhëve nuk qëndron për me iu arratisë përgjegjësisë së shkrimit, por për me rujt intimitetin e leximit. … Por edhe për me iu arratisë akuzës për plagjiaturë. Meqë nuk po citon të tjerët, shkruesi nuk po citon as veten. Kjo flet-rrëfe është një përbindësh plot me copa autorësh. Shkruesi i kësaj flet-rrëfeje më shumë se sa i ka lexu këta autorë është lexu prej tyre. Me lexu do të thotë me …

Prof. Dr. Nebi Bardhoshi | 20.12.2017 | nyje.al Kjo fjalë do të përpiqet të rrok shqetësimin mbi imazhin publik, e kam fjalën për atë negativ, të ngritur për Kamzën. Edhe pse jo në detaje, kjo analizë e shkurtër do të përpiqet të ftojë në reflektim, sesi disa të vërteta të mëtuara absolute, s’janë gjë tjetër veçse shprehi e shtjerrimit të ideve politike kreative, dhe po aq hedhin shtat në heshtjen e studiuesve të shkencave humane në Shqipëri. Shpresa ime, është …

Në 9 mars 1973 Franca Rame u rrëmbye nga 5 fashistë, që e detyruan më forcë të hipte në një fugon brenda të cilit u torturua dhe u dhunua. Është një radio ndezur…por vetëm pasi ka kaluar pak kohë e dëgjoj. Vetëm pas pak sekondash e kuptoj që është dikush që po këndon. Po, është një radio. Muzikë e lehtë: qiell, yje, zemër, dashuri…dashuri…

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Pjesa e dytë Gjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në mendjen e saj, nëse e nderon jetën tënde, natyra të nderon ty. Kështu e gjykonin fshatarët vendimin e saj për të braktisur fëmijët e vet, si diçka që …

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985 Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në vlera sipërore: nuk ishte thjesht e bukur por më e bukura, më punëtorja, më e drejta dhe, si për ironi, njeriu i cili është munduar më shumë. I gjithë …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.