Pavjo Gjini | 03.07.2026 | nyje.al    Masat dhe lëvizjet shoqërore mendojnë dhe artikulohen tepër mirë, madje aq shumë e mirë sa për herë të parë pas 13 vitesh, ligjërimin politik brenda dhe jashtë vendit për Shqipërinë nuk e sundon Edi Rama. Fakti që shohim tepër shumë artikulime, organizime dhe angazhime është shenjë e një demokratizimi që nuk mund të monopolizohet e kapet nga një subjekt i vetëm. Kjo është arsye për t’u gëzuar. Ajo pjesë e jona që shqetësohet …

Nebi Bardhoshi | 20.06.2026 | nyje.al    Shqipëria e Re është një aspiratë shoqërore, e cila po shprehet dhe konstituohet çdo ditë në Revolucionin e Flamingove. Duhet gjithashtu kujtuar se Shqipëria e Re ka qenë një aspiratë e kahershme. Një aspiratë që ka moshën e krijimit të shtetit shqiptar. Po ashtu duhet kujtuar se kjo aspiratë u rrëmbye dhe u instrumentalizua nga elitat politike, e sidomos nga regjimi komunist. Pas vitit 1990, gjëja e parë që ndodhi ishte rikthimi i …

Grupi Ata | 13.10.2022  | nyje.al Nyjëtime Ekofeministe mblodhi rreth vetes disa prej grave dhe vajzave më të zëshme e të angazhuara në lëvizjet mjedisore në Shqipëri. Ky takim erdhi pas një periudhe reflektimi mbi mundësitë dhe hapësirën që lëvizje mjedisore kanë hapur për të folur rreth tyre. Siç e kemi parashtruar edhe më përpara në të tjera takime dhe debate, nuk ka lëvizje komunitare më të përhapura në territor sesa rezistencat e komuniteteve nëpër fshatra të Shqipërisë për të …

nyje.al | 12.09.2022 Laknasi dhe Valiasi, dy lagjet e Bashkisë Kamëz, janë banuar që në periudhën e regjimit komunist. Të lidhura me fermën “Ylli i Kuq” dhe Minierën e Valiasit, punëtorë të shumtë të këtyre sektorëve ndërtuan jetën e tyre në këto dy lagje të asokohshme të qytetit. Lumi Lana dhe lumi i Tiranës pasi bashkohen, e teksa gjarpërojnë, ndajnë këto dy lagje të hershme të qytetit dhe lidhen me njëra-tjetrën me një urë. Ura është ndërtuar nga minatorët e …

Nyje.al | 28.07.2022  Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Kamzes, dt. 27.07.2022, fotografi: Keshilli i Bashkise Këshilli Bashkiak Kamëz sot njoftoi në faqen e tij zyrtare në facebook miratimin e 6 projekt-vendimeve të cilat lidheshin, ndër të tjera, me taksat vendore, shpronësimet me interes publik në zonën e Paskuqanit dhe aplikimet për përfitimin e programeve të rindërtimit në zonën e Valiasit. Ndër vendimet që ka kaluar, siç na bëhet me dije nga postimi në fjalë, është edhe projekti për marrjen me …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Të flasësh për lojën seriozisht ka qenë parë si gjë e kotë. Kotësia e saj lidhej me imazhin se loja është punë fëmijësh, diçka sa për ta kaluar kohën apo, fundja, si diçka që nuk sjell përfitim. Kjo është vetëm pamja e parë, sepse loja përshkruan gjithë jetën e njeriut. Edhe jeta është njëfarë loje! Loja është edhe si shteg lidhës me tjetrin, por, po aq, ajo është përjetim provash e sprovash brenda vetes. Loja është një hapësirë improvizimesh, transformimesh e kreativiteti, por do kishim veçuar atë që thotë …

Pavjo Gjini | 23.10.2022 | nyje.al  Marrë nga dokumentari “Badiou”, 2018 Kam qenë fatlum që për katër vite kam punuar si profesor i jashtëm/asistent në FSHS (UT). Për seminaret e një lënde jam paguar rreth 25.000 lekë për semestër (jo për muaj), me kontratë shërbimi të përvitshme, pa siguracione, pa zyrë, pa literaturë të përditësuar në bibliotekë, pa pagesë të orarëve të konsultimit me studentët apo të detyrimeve të tjera administrative që dalin. Pagesa kryhej katër muaj pasi ke mbaruar …

Antonela Pepkolaj | 24.08.2022 | nyje.al Përgjithësisht autonomia është një nga pasojat e suksesit (apo kështu mendohet) dhe, pasojë e autonomisë, është më shumë dinjitet dhe integritet njerëzor. Dokumentari “Factory to the workers”, nxjerr në pah, që në fakt edhe ekzistenca mund të përbëjë konflikt interesi, sidomos në një botë hierarkish në të cilën idealistët zgjedhin të ecin kundër rrymës. Kështu ndodh me fabrikën e pjesëve të makinave ITAS në Kroaci.  Në përpjekje për të luftuar procesin e privatizimit, punëtorët …

Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim…

Antipodet jetë-vdekje apo dashuri-vdekje janë lajtmotive universale të secilës fushë arti, të cilësdo epoke qysh nga fillet e ekzistencës njerëzore e gjer në bashkëkohësi. Madje, motivi i vdekjes dhe kërkesa e dëshpëruar e individit për përjetësi ka lindur në letërsi qysh në Mesopotaminë antike, në gjurmët e para letrare, tek Epi i Gilgameshit, ndër veprat e para letrare që bota njeh. Autorë të shumtë e shfrytëzojnë këtë lëndë duke e bërë pjesë të laboratorit krijues ku dhimbjen nga vdekja e dashurisë e sublimojnë në një vepër arti….

At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.