Halli nshpi bari
EP 8 - halli n’shpi bari Janë bërë disa muaj që ke nisur këtë punën e re që mezi e gjete. Je lodhur duke punuar dhe të duket sikur ditët kalojnë kot. T'kujtohet ajo koha e bukur e gjimnazit kur s'kishe as punë, as detyrime, madje ca ditë edhe mësim nuk bëje fare (edhe pse nuk është një shembull i mirë). T’kujtohet shoqëria që ke pasur në gjimanz. Mendon ku mund t’jenë tani? Mos kanë ndonjë punë ma t’mirë, ndonjë biznes? Shpreson t'mos t'kenë heq nga rrjetet sociale se kanë kaluar ca vite. I gjen t’gjithë me radhë. Sa bukur, ca paskan shkuar me pushime n’Londër. A thu? Shumë foto paskan aty. Mos ndoshta kan ik? S’ka mundësi. T’gjithë? Ja që mundet, shumë kanë ikur dhe shumë po ikin. Çfarë bëjnë disa atje dhe se si jeta të shtyn në rrugë të tilla ua tregon miku im Heisenberg.