Letra e Constantine Olmezovit

Kopertina e "Letra e Konstandinit"
"Thuajse Radio"
Letra e Constantine Olmezovit
Loading
/

Në Moskë, Konstantin Olmezovi ndihet i pafuqishëm dhe i zhgënjyer nga bota. Ukrainas me prejardhje nga Donesku, prej 4 vitesh studionte matematikë në Rusi. Thellësisht i dashuruar me kulturën ukrainase dhe ruse, Konstantini shkruante vazhdimisht poezi dhe ëndërronte e dëshironte të krijonte një aplikacion përmes të cilit çdo individ të mund të trajnonte parimin e vetëvendosjes mbi veten në lidhje me zgjedhjet e bëra në jetë. Me nisjen e luftës dhe me vazhdimin cinik të saj, Konstantini refuzon të arratiset për të dytën herë nga Moska. Ndihej i zhgënjyer nga një botë prej të cilës priste më shumë. Pikërisht nga një besim i tillë për botën, jo për veten, por për njerëzimin, nuk mund ta duronte më gjatë ta dëshmonte botën ashtu siç ishte, jashtë prishmërive të tij. me ndjesinë e pafuqisë për ta ndryshuar atë, me pamundësinë për të vazhduar jetën në izolim apo në arratisje, vendos të bëjë të vetmen lëvizje të lirë që i kishte mbetur. në rusi vetëvrasja ndalohet të diskutohet, sikur edhe protestat kundër qeverisë. ndërsa, për konstantinin një jetë që nuk shtron pyetjen ‘të rrosh, a të mos rrosh’ nuk ia vlen të jetohet.