Nuk mund të jetoj dot këtu

Aurora Leka | 23.12.2017 | nyje.al

Kjo është Inva Buci. Një nga shumë të rejat e qytetit tonë. Pasi ka mbaruar mësimin në gjimnazin “Ibrahim Rugova” rend të ndihmojë për disa orë nënën e saj në dyqanin ushqimor afër shkollës ku zhvillon mësimin.
Kur shkoj, e gjej tek merr e jep me një zonjë tekanjoze. Kuptohemi me sy që duhet të presim për të folur.

Gruaja në fjalë, pasi fut një tufë bananesh në qese i thotë:
– Nëse vjen im shoq për të blerë i thuaj që banane bleva unë, mos të blejmë të dy.
– Po, patjetër!- i thotë Inva dhe nder në fytyrë një buzeqeshje të sajuar nga halli.

Ajo ikën. Përshëndetem me të e ndërkohë të tjerë hyjnë e dalin në dyqan. Më bën përshtypje si ua kthen kusurin. Pothuaj në mënyrë të menjëhershme duke e shtangur blerësin nga shpejtësia e përllogaritjes. Me thotë që me shkollën shkon mirë, por që nuk është aty ku do donte të ishte. Këtë verë ajo kishte frekuentuar një shkollë në Gjermani e si rrjedhojë kishte humbur disa ditë nga mësimi këtu. “Ëndrra ime më e madhe është të studioj jashtë, do ta provoj sapo të mbaroj dhe këtë vit”- thotë ajo, “dhe pastaj të kthehem e te investoj”.

E pyes si ndihet këtu dhe për pak momente heshtim të dyja.
“Nuk mund të jetoj dot këtu!” – thotë ajo sikur po me rrëfen një sekret. “Dua të largohem e të shkollohem patjetër jashtë”.

Bisedën tonë e nderpret telefonata e nënës së saj. I jep porositë e veta. Flasim edhe për plot gjëra të tjera derisa unë vendos të largohem. Me njëfarë përshtjellimi në stomak e lë mbrapa dyqanin. Ajo “nuk jetoj dot këtu” më buçet në veshë.

Nuk-mund-te-jetoj-dot-ketu

 

 

 

 

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje