Martesa e Atyre- Takimi i dytë

22.11.2017 | nyje.al

Në kuadër të prezantimit të librit “Vivere insieme. L’arte come Azione Educativa” nga Maria Rosa Sossai, në qytetin e Milanos dhe Bergamos, artistja Valentina Bonizzi në bashkëpunim me grupin ATA organizoi me datë 22 nëntor takimin e dytë të ciklit “Martesa e Atyre” në Kamëz.

A është e mundur të ndërtohen momente të cilat mund të ndahen me të tjerë në kontekste të ndryshme, por që kanë të përbashkët dëshirën krijuese për të reaguar të gjithë bashkë? Eventi i parë i ciklit të takimeve “Martesa e atyre” propozoi pyetjen “Si mund të formulohet një premtim?” Takimi i dytë do të propozojoi pyetjen: “Si bashkëekzistojnë realitetet tona imagjinare? Si mund të bashkëjetojnë imazhet e kujtesës me imazhet e një vendi a një qyteti të panjohur?”

Me datë 22 nëntor në Kamëz, u shpalos arkivi fotografik i familjeve të pjesëmarrësve të aktivitetetit dhe aktivistëve të grupit ATA, duke treguar vendet e tyre të origjinës, duke u pasuar me eksplorimin e imagjinares së ofruar nga emrat e rrugëve të Kamzës, të cilat shërbejnë si kod për imagjinaren e përjashtuar nga përvoja jetësore e pjesës më të madhe të banorëve të qytetit.
Duke i ndërthurur ato me njëra-tjetrën, u eksperimentua me fuqinë e tyre duke u kthyer në dëshmitarët e identitetit të përditshëm të banorëve të Kamzës. Gjatë takimit, u fokusua veçanërisht në emrin e rrugës në të cilën ndodhet qendra e grupit ATA: Rruga “Stockholm”

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje