29.01.2019 | nyje.al
Për arsye të jashtëzakonshme apo të një aksidenti rrugor me shumë mundësi, është rrëzuar tabela e rrugës Strasburg në Kamëz. Për të orientuar kalimtarët që përdorin “google maps” apo korrierët në shërbimet e postës, tabela metalike e Strasburgut prej disa ditësh, qëndron e shtrirë si një flamur gjysëm shtizë në katin e parë të pallatit ngjitur. Pas rënies së rrugës së të preferuarit të kryebashkiakut, rrugës Sali Berisha, bie dhe ajo e Strasburgut. Duket që rrugët në këtë vend po bien për nga rëndësia ose me njëfare lidhje të fshehtë logjike mes tyre, nga ajo e një ish kryeministri si Berisha, tek simboli i të Drejtave të Njeriut.
Kush do jetë tabela e rradhës që do të bie e nuk do ketë më fuqi të ngrihet? Rruga Bruksel, Lady Gaga, apo rruga Donald Trump? Na ngelet veçse të presim.