Banorët e Laknasit i rikthehen pastrimit të pyllit “Plepat e Brukes”, aksion për të treguar që pylli është i komunitetit

Ronald Qema | 27.06.2021 | nyje.al

Pastrimi i pyllit “Plepat e Brukes” ka qënë i zakonshëm për banorët e Laknasit që gjendeshin pranë tij për vite e dekada me rradhë, derisa nisi përplasja me institucionet publike dhe kompaninë private, e cila do të ndërtojë një thertore në të. Për 3 vite me rradhë, mbrojtja e pyllit nga shkatërrimi ka njohur faza të ndryshme dhe ka ndikuar drejtëpërdrejtë në gjendjen e tij. Një ndër reagimet e para të banorëve, duke parë mundësinë që mund ta humbasin pyllin, ishte rënia dakord për të mos e mirëmbajtur më që mundi mos t’iu shkojë dëm.

Por dje, banorët bashkë me aktivistë, të rinjë nga Kamza, iu rikthyen pastrimit për të treguar që nuk kanë hequr dorë dhe se përpos betejës ligjore ata do vazhdojnë punën në terren, me aksione të ndryshme, një ndër të cilët ishte dhe rikthimi tek zakoni i pastrimit kolektiv të pyllit. Fëmijë, të moshuar dhe të rritur mbushën qeset plastike me mbeturina dhe prenë barishtet e shkurret e çelura përgjatë gjithë hapësirës së pyllit.

Problem i madh mbetet ndotja që sjell Lumi i Tiranës me vete duke mbushur të gjithë bregun e lumit me mbeturina, në sasira të mëdha që vetëm ndërhyrja e Ndërrmarrjes së Pastrimit mund ta rikthejë në gjendje të mirë. Kjo lind si detyrë e institucioneve edhe për shkakun se Pylli i Plepave të Brukes është një ndër hapësirat e pakta të gjelbërta që ka mundësinë e artë për tu kthyer në ambient rekreacioni për të gjithë Kamzën.

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje