30.09.2018 | nyje.al
Takim me përkthyesin e Juan Rulfo- Bajram Karabolli te qëndra “Ata”. Kësaj rradhe në qëndrën e grupit Ata u ftua një ndër përkthyesit më të mirë të letërsisë hispanike Bajram Karabolli, me fokus të veçantë te Juan Rulfo, autori që ka vetëm dy vepra dhe që u kthye në një mit letrar me heshtjen e tij.
Juan Rulfo (1918-1986) është një nga figurat më të mëdha të letërsisë hispano-amerikane të shek.XX. Vetëm me dy vepra letrare (Rrafshina në flakë, 1953 dhe Pedro Paramo,1955), ai ushtroi një ndikim të fuqishëm në letërsinë e gjuhës spanjolle në mesin e shekullit. Në vitin 1983 mori çmimin e madh të letërsisë Princi i Asturias. Në emrin e shkrimtarit, në Meksikë jepen dy çmime letrare.
Bajram Karabolli si një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë hispanike, ka sjellë në shqip veprën e plotë të Rulfos.