Protesta për Diasporën: përplasje dhe zemërim

Pasditja e 18 korrikut shënoi protestën për të drejtën e votës së shqiptarëve nga diaspora. Pas nismave të vazhdueshme që prej vitit 2020 të grupimit “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” të përbërë dhe mbështetur kryesisht nga emigrantët shqiptarë të nga vende të ndryshme të diasporës, me 9 dhjetor 2022 Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e saj ku thuhej se konstatonte cënim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve dhe detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi...

0 Comments

Gratë e Kruščicës për Shushicën, aksioni i radhës kundër ujësjellësit që lë pa ujë 37 fshatra

Fotolajm | 13.06.2024 | nyje.al Fushata në mbrojtje të Shushicës pati dje aksionin komunitar të radhës. Banorë të fshatrave të prekura nga projekti infrastrukturor, bashkë me gratë e Kruščicës nga Bosnja Hercegovina, si dhe aktivistë e gazetarë, përfaqësues të organizatave dhe avokatë të përfshirë në çështje ligjore-mjedisore shpalosën edhe njëherë…

0 Comments

“Mos të bëhen palë me shkatërruesit”, aktivistët e Zall Gjoçaj kërkojnë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Lezhë

Komuniteti dhe aktivistët e Zall Gjoçaj protestojnë nesër përballë Prokurorisë Lezhë. Ata kanë dorëzuar një kallëzim që në vitin 2021 ku denoncojnë kompaninë “Seka Hydropower”, kryetarin e Bashkisë Mat Agron Malaj, ish-ministrin Blendi Klosi, ish-kreun e AKZM Zamir Dedej dhe zyrtarë të tjerë që kanë hartuar dhe miratuar vendime lidhur me ndërtimin e HECeve në Zall Gjoçaj...

0 Comments

Thirra- Një etnografi e shtetit grabitqar dhe të kapur

Në mëngjesin e së hënës së një prillit mbërritëm te Çadra e vendosur nga banorët e Thirrës. Kjo çadër është vendosur si shenjë dhe si vendqëndrim për të ndaluar vijimin e punimeve të firmës që po merr përroin në Luginën e Qarrit, me qëllim ndërtimin e një hidrocentrali. Përroi është degë e lumit Fan. Aktivistët e Zall-Gjoçajt e të Grupit ATA, artistë, gazetarë iu bashkuan banorëve të Thirrës në shenjë përkrahjeje. Është ende festa e Pashkëve, por banorëve u duhet të qëndrojnë në këtë çadër...

0 Comments

Për sigurinë e grave në rrugë, në internet dhe kudo në shoqëri

“Nata është e jona! Poshtë Patriarkati!” ishte thirrja që kumbonte në “Qytetin Studenti” mbrëmjen e kaluar, një prej zonave të Tiranës ku vajza e gra, studente e punëtore, qarkullojnë përditë nën dritën e diellit por edhe nën errësirën e natës. Të përballura me rreziqet që nga sulmet prej qenve endacakë tek ndjesia e përndjekjes a përndjekja e qenësishme që më së paku prafullon zemrat e vajzave dhe grave...

0 Comments

Parlamenti tetë minutësh përlan zonat e mbrojtura dhe ratifikon marrëveshjen Rama-Meloni

Në seancën plenare të ditës së sotme që zgjati më pak se tetë minuta, deputetët e mazhorancës miratuan ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura” dhe ratifikimin e protokollit mes Shqipërisë dhe Italisë për menaxhimin e krizës së refugjatëve. Të dy vendimet kanë hasur kundërshti nga grupet e interesit që në prezantimin e tyre dhe sot deputetët u pritën me protestë dhe aksione simbolike...

0 Comments

A pi ujë drejtësia?

Që prej 24 nëntorit të vitit të kaluar, kompani “SEKA Hydropower” me vendim të Gjykatës së Lartë nuk e ka të licencuar prodhimin e energjisë në HEC-in Zais. Por edhe pas këtij vendimi, HEC-i Zais vazhdon ti ketë portat e mbyllura dhe uji i Lumit Flim përfundon në tuba dhe jo në shtratin e tij...

0 Comments