Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u mbush me zëra kërkues për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale. Punëtorë nga sektorë të ndryshëm si pastrimi, fasoneritë, transporti dhe shërbimet, së bashku me aktivistë e përfaqësues sindikalë, protestuan kundër kushteve të punës dhe shpërblimit minimal që marrin. Ata folën për kushtet jo të dinjitetshme të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mbrojtjes sindikale, sidomos në sektorin privat...
05.07.2019 | nyje.al
nyje.al | 29.06.2019 Bashkia Kamëz bën hapa mbrapa në respektimin e të drejtave të qytetarëve të saj, pasi ka mohuar në mënyrë konsistente informacionin që duhet të bëhet publik duke mos protokolluar kërkesat e adresuara të qytetarëve të saj. Ky regres në të drejtën për informim mbi çfarë ndodh brenda mureve të institucionit vendor, i cili presupozohet të jetë më afër qytetarëve, hedh dritë mbi mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së nëpunësve të administratës publike, paaftësisë profesionale për të kryer …
Anxhela Cuka | 04.02.2020 | nyje.al Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …
Marius Merhori | 02.02.2019 | nyje.al Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …
Një cikël shkrimesh mbi artin e gazetarisë nga veprat e gazetarëve shkrimtarë shqiptarë dhe të huaj. Si e shikojnë ata botën, njeriun, historinë, burimet bazë për pasqyrimin e realitetit? Si e ndërtojnë një tekst reportazhi, eseje, fejtoni apo forma të tjera gazetareske? Çfarë parimesh etike ruajnë dhe si e vlerësojnë rolin opinion – dhe realitetbërës po edhe transformues të gazetarisë? Pyetje që gjejnë përgjigje nga librat e Ryszard Kapuścińskit, Gabriel Garcia Marquezit, Oriana Fallacit dhe Petro Markos…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















