The Sublime Object of Ideology është një vepër thelbësore e Sllavoj Zhizhek-ut, e botuar për herë të parë në vitin 1989, që shënoi hyrjen e tij në botën akademike anglishtfolëse dhe vendosjen e tij si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të teorisë bashkëkohore. Duke ndërthurur analizën marksiste me psikoanalizën lakaniane, Zhizhek eksploron mënyrat se si ideologjia funksionon jo vetëm përmes shtypjes, por edhe përmes kënaqësisë dhe dëshirës së pavetëdijshme. Vepra thekson konceptin e ideologjisë si një strukturë që jo vetëm deformon realitetin, por shërben si mjeti përmes të cilit individët e përballojnë vakuumin ekzistencial të së vërtetës sublime. Ky tekst është një kontribut madhor në fushën e teorisë kritike, duke hapur horizonte të reja për analizën kulturore dhe politike, si dhe duke pozicionuar Zhizhek-un si një ndërmjetës të rëndësishëm midis traditave intelektuale kontinentale dhe anglosaksone.
“Ne jemi një grimcë rëre para tyre, nuk kemi fuqi…” Ndjej se provuam të kundërtën në rërën që na përket. Ditën e fundit të një janari të gjatë, veçanërisht për qytetarët e Vlorës, nisma në dukje e vogël e një skice në breg të detit, vendosi t’i jepte botës një mesazh; sakaq banorëve të zonës t’u rikthente shpresën. Grupi me aktivistë e artistë, shumë të zëshëm dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale e mjedisore ndër vite në Shqipëri, me nismë të kolektivit të artisteve te angazhuara Trivet, arriti të realizonte në mënyrë të përsosur një vizatim mbi rërë që paraqet në mënyrë kuptimplotë lidhjen tonë me natyrën. Pse ishte e nevojshme kjo nismë?
Mariana Syla |09.04.2020 |nyje.al Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 409 numrin e të prekurve. Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj me 53%. Po në ditën e sotme, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 165 numrin e tyre.Në dy spitalet COVID aktualisht marrin shërbim 58 pacientë. Në …
Mariana Syla |08.04.2020 |nyje.al Insituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 236 teste për raste të dyshuar, ku 17 prej tyre rezultojnë të prekur me Covid-19 duke çuar në 400 numrin e të prekurve. Po në ditën e sotme janë shëruar 23 pacientë duke e çuar në 154 numrin total të të shëruarve.Në shërbimin infektiv janë shtruar 52 pacientë. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen 6 pacientë të shtruar. Prej tyre 5 pacientë janë në …
Mariana Syla |07.04.2020 |nyje.al Në 24 orët e fundit kemi një ulje të ndjeshme të rasteve të prekur nga Covid-19. Silva Bino nga Insituti i Shëndetit Publik komunikon se janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 6 raste, si dhe 15 pacientë janë shëruar duke e çuar në 131 numrin e të shëruarve nga Covid-19. Betejën me ketë virus e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.Në spital aktualisht o marrin shërbim 74 pacientë, 11 prej …
Nebi Bardhoshi | 15.05.2020 | nyje.al Një nga dyert e Teatrit Kombëtar, foto nga Elsa Paja Vite më parë debatoja me një nga miqtë e mi që mendonte se e njihte mirë punën e qeverisë së asaj kohe. Në një moment, kur na kishte rrëmbyer debati, mu drejtua: ”hajde me jep prova, unë kam statistika, ndërsa ti çfarë ke si dëshmi”? Nuk është se u vura shumë në siklet për të thënë se cila ishte metoda ime. Kjo loja me …
Përkthim |13.05.2020 | nyje.al Komentar nga Ann Linde dhe Arancha Gonzāles Duke qenë se kriza nga COVID-19 i prek ndryshe burrat dhe gratë, masat për ta zgjidhur atë duhet të kenë parasysh perspektivën gjinore. Për gratë dhe vajzat, shtëpiaket, ato që janë në frontin e parë të shërbimeve shëndetësore dhe punëtoret në tregun e punës – të gjitha problematikat e ndeshura në këto fusha, duhet të adresohen. Stockholm/Madrid- Pavarësisht origjinës së saj, gruaja është ajo që mbart mbi supe pjesën …
Përkthim| 05.05.2020| nyje.al Massimo Recalcati, publikuar në gazetën La Repubblica, më 12 prill 2020 Ankthi i parë qe persekutor: frika e molepsjes, frika nga sëmundja dhe e rreziqeve të saj. Nëse rreziku i molepsjes është potencialisht kudo, qe i nevojshëm distancimi social për të frenuar praninë e tij të padëshirueshme. I ngjashmi im u zbulua, jo më për arsye ideologjike por për arsye shkencore, si rrezik që riaktivizon frikën arkaike ndaj të së panjohurës dhe të paditurës. Kur akti i …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















