E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.

Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.

Mariana Syla | 18.04.2020 | nyje.al  Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përditësimin e situatës nga Covid-19 bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 231 të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste me virusin Covid- 19, duke e çuar në 548 numrin total të të infektuarve. Në raport me numrin e përgjithshëm të testimeve që prej nisjes së betejës vetëm 10 % e të gjithë të testuarve kanë dalë pozitiv. Vetëm 220 persona …

Mariana Syla | 17.04.2020 | nyje.al  Në vijim të informimit të përditshëm, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 253 persona të dyshuar me Covid- 19, prej të cilëve 21 raste kanë rezultuar pozitive, duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 26 qytetarë, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor. Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar …

Diana Malaj | nyje.al |12.04.2020 | Në  dhjetor të vitit 2015 nëpërmjet VKM nr. 1072 është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020. Ky Plan është miratuar për shkak të varfërisë ekstreme, analfabetizmit e po ashtu vdekshmërisë së lartë si pasojë e diskriminimit dhe margjinalizimit të këtyre komuniteteve në skajet e shoqërisë tonë. Plani parashikonte masat dhe aktivitetet institucionale për nxitjen e integrimit përmes garantimit të aksesit në drejtësi, arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie pune të …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Pavjo Gjini | 04.07.2020 | nyje.al  Imazh i marrë nga Grand Rapids Art Museum Pasditen e një të premteje pandemie, në autobuzin e linjës plot e përplot rrugës së kombit, vetja të duket si kafshët përmbi njëra-tjetrën tregjeve të gjësë së gjallë të Wuhan-it. Drejt bregdetit pakufi, si peshqit e mbeturinat rrjedhohemi në horizontin e pamatë. Por në autobuz, tjetër mision po përmbushet. Do të shpëtojmë turizmin, na ka bërë thirrje komandanti me shku në front, një komb i bashkuar …

A.V | 18.06.2020 | nyje.al  Edhe tani më skuqen faqet, por sot mendoj që kam më shumë kontroll mbi to. Ky ka qenë dhe momenti kur fillova të besoj që njeriu me kalimin e viteve “rritet”. Por për këtë më ka ndihmuar më shumë një mësues i jashtëm që erdhi një ditë të acartë dimri te shkolla jonë dhe po pyeste të gjithë nxënësit, me pyetje që nuk ngjanin aspak me njëra-tjetrën, jo të njëjtat pyetje siç bënin mësuesit e …

16.06.2020 | nyje.al  Ky qershor shënon 155 vjetorin e vdekjes së poetit William Butler Yeats. Ai është konsideruar  si poeti më i madh i shekullit XX. Përpos krijimtarisë së tij poetike, ai ishte dramaturg e themelues i Teatrit Abbey ( Teatri Kombëtar i Irlandës), aktivist kulturor dhe i angazhuar në jetën politike të vendit, folklorist, mitolog e studiues i misticizmit oriental dhe atij perëndimor. Prej ritmit, ndryshimeve metrike, rimave të brendshme dhe intensitetit lirik poezia e tij dukshëm dallohej që …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.