Covid-19- Përditësim

Mariana Syla |07.04.2020 |nyje.al
Në 24 orët e fundit kemi një ulje të ndjeshme të rasteve të prekur nga Covid-19. Silva Bino nga Insituti i Shëndetit Publik komunikon se janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 6 raste, si dhe 15 pacientë janë shëruar duke e çuar në 131 numrin e të shëruarve nga Covid-19. Betejën me ketë virus e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.
Në spital aktualisht o marrin shërbim 74 pacientë, 11 prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar. Harta e të prekurve nga Covid-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

 Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë – 181 raste
Durrës – 38 raste
Lushnjë – 5 raste
Elbasan – 11 raste
Fier – 26 raste
Kavajë – 8 raste
Rrogozhinë – 4 raste
Korçë – 17 raste
Vlorë – 5 raste
Shkodër – 44 raste
Lezhë – 14 raste
Berat – 2 raste
Has – 12 raste
Krujë – 5 raste
Tropojë – 4 raste
Pukë – 4 raste
Mirditë – 3 raste
Ndërkohë pazari i Kamzës sot dukej më i qetë se asnjë ditë që prej fillimit të masave të izolimit. Ata qytetarë të paktë për çka është mësuar të shohë qyteti, i respektojnë rregullat e distancimit social tanimë pa ndërhyrjen e forcave policore, ndërsa shitësit janë përshtatur me uniformën e tyre te re me doreza e maska. Vihet re se në dyqane ka më shumë se një shitës, kjo jo për shkak të fluksit, por për ndarjen e punës dhe rritjen e kujdesit për veten .
Ata i përgjigjen të shqetësuar pyetjes se si kanë ecur shitjet dhe a i tremben krizës ekonomike.“Shitjet normalisht kanë rënë”- thonë tregtarët. “Qytetarët blejnë ushqimet bazë si: domate, qepë, patate, kastraveca. Këto ditë kanë qenë lehtë të përballueshme për nga fluksi i punës, por vështirësia qëndron te frika jonë nga kontaktet e shpeshta me njerëzit.” Ata shprehen se janë të shqetësuar më shumë për atë që i pret më pas. Rënia graduale e blerjeve nga njëra anë dhe detyrimet tatimore nga ana tjetër i kanë dhënë tashmë efektet e para, por mendimi që e gjitha kjo do përfundojë shpejt i bën të shpresojnë.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje