Ditën e djeshme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvillua një tjetër protestë në mbështetje të popullit palestinez, me thirrjen “Nga Tirana në Gaza, zëri i lirisë nuk ndalet!”. Tubimi i organizuar nga disa shoqata dhe forume islame, mblodhi qindra qytetarë e aktivistë që shprehën solidaritetin e tyre kundër genocidit që po ndodh në Gaza. Një fjalën hapëse të protestës, Florjan Arapi shpjegoi sesi Izraeli, duke përdorur propagandë mohon vrasjet dhe urinë në Gaza, teksa po vret çdokënd që tenton të jetë zëri raportues i së vërtetës...
Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për rikthimin e sinjalit televiziv të kësaj media por edhe për të mbrojtur lirinë e mediave në përgjithësi dhe lirinë e …
Ka shumë ngjarje me të cilat mund të nisej përshkrimi i ditës zgjedhore në QV 1598/01 në shkollë “Ahmet Zogu”, Bathore, e secila do e ngërthente lexuesin për të shkuar më tej. Që nga xhirimet e benzit të zi me këngën “Vetëm Përpara” në sfond, pas gërthitjeve “Fitore! Fitore! Fitore”…
Një postim i kryetarit të Bashkisë Kamëz me datë 13,03,2021 në rrjetin e tij social ‘’Instagram’’, na tregoi se Bashkia Kamëz kishte hipotekuar 84 hektare tokë në rezervuarin e Paskuqanit. Ky do të ishte sinjali i parë i nisjes së një projekti të belbëzuar tashmë prej vitesh për zonën në fjalë…
Vrasjet e grave tona në hyrje të marsit vazhdojnë të shkaktojnë ndër ne dhimbtë, mpirje dhe mohim. Përpjekja jonë për të gjetur fjalë që na nxjerrin përtej kësaj gjendjeje na kotësohet teksa e shohim veten të pafuqishme e të mpakura për t’i ndaluar këto vrasje dhe kushtet që i shkaktojnë ato…
Nebi Bardhoshi | 01.11.2021 | nyje.al Bathore, 1 nëntor 2018, fotografi nga Nebi Bardhoshi. Për Natën e të Shumtëve pakkush ka shkruar në etnografinë shqiptare, e ndërkohë të dhëna historike ka jo pak. Këtu do të ndalem vetëm te disa reflektime mbi çfarë kam vëzhguar deri më tash në terren. Kjo pjesëz vjen si pjesë e një projekti kërkimor që e kam quajtur përkohësisht “Etnografi e prehjes“. Përpiqem me hulumtu ato zona kohore në kulturë, ku njerëzit besojnë se bota …
Pavjo Gjini | 28.08.2021 | nyje.al Bulqize, gusht 2021 Në vendin tonë, në prakun e çdo banese ku ka ndonjë shenj jetese, kudo shpërthejnë tritolët e një krimi terrorizues… dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Për mëngjes-drekë-darkë lajmet shërbejnë fishekzjarre tritolësh nga Vermoshi në Konispol, banda që lajnë hesapet, dridhin mure shtëpish, prishin gjumin e trishtë në cepat e Shqipërisë dhe mediat që u bëjnë jehonë në të gjithë vendin. Aty …
Genc Shehu | 21.12.2020 | nyje.al Dita e dyte e protestes per Klodian Rashen, 10 dhjetor 2020, foto: Ronald Qema “Këta të vrasin!” Kjo shprehje, e përdorur rëndom si në pasojë të 21 Janarit duke iu referuar pushtetit të atëhershëm, tani gjen vend të përdoret edhe për pushtetin e sotshëm. Mirëpo situata në dukje e ngjashme, ka dallimet e veta. Në 21 Janar pati demonstratë të thirrur nga opozita e atëhershme si përgjigje ndaj një video-skandali ku paraqitej Ilir Meta …
Kur kooperativisti simpatik, Demir Sulonjaku, dhe dy shokë të tij zbulojnë në fshatin “Tri Tavernat” një varrezë osmane – e pasur me stoli e plaçka ushtarësh të rënë në betejë – kryetari i kooperativës, Myrteza Faruku, sheh mundësinë e përkryer për të shëlbuar kooperativën e tij jofitimprurëse, të varur deri atëherë nga ndihma e kooperativave të tjera për plotësimin e nevojave të brendshme. Zbulimi fatlum i kësaj pasurie të varrosur pritet me entuziazëm nga organet administrative lokale, madje disa autoritete planifikojnë shpëtimin e atdheut socialist me stolitë e gjetura. Por ca shokë nga Instituti i Arkeologjisë nuk ndajnë të njëjtin mendim…
Antipodet jetë-vdekje apo dashuri-vdekje janë lajtmotive universale të secilës fushë arti, të cilësdo epoke qysh nga fillet e ekzistencës njerëzore e gjer në bashkëkohësi. Madje, motivi i vdekjes dhe kërkesa e dëshpëruar e individit për përjetësi ka lindur në letërsi qysh në Mesopotaminë antike, në gjurmët e para letrare, tek Epi i Gilgameshit, ndër veprat e para letrare që bota njeh. Autorë të shumtë e shfrytëzojnë këtë lëndë duke e bërë pjesë të laboratorit krijues ku dhimbjen nga vdekja e dashurisë e sublimojnë në një vepër arti….
At Shtejfën Gjeçovi dje kishte 150-vjetorin e lindjes. Ndaj këtu po shtrojmë dy-tri fjalë, të cilat janë reflektime për një traditë kërkimore antropologjike në fushën e kanunit, shtetit dhe politikës në studimet antropologjike, që zë fill prej punës së at Gjeçovit….
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















