image00058

Të mbledhur masivisht, fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave, mbajtën dje një protestë masive në mbështetje të Palestinës. Ky tubim u organizua nga mbështetës dhe grupime për "Palestinën e lirë". Që nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael, pro-palestinezët kanë reaguar ashpër duke e distancuar veten nga “medaljet e nderit” dhe bashkëpunimet me krerë shtetesh që janë njëkohësisht dhe autorë gjenocidi sistematik. Të vendosur mes xhamisë së Namazgjasë dhe Parlamentit, qëllimi i protestës ishte përcjellja e një mesazhi në dy vende: në parlament: për qeveritarët; dhe ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), duke i akuzuar për heshtje bashkëfajësie në gjenocid...

Çfarë është një fushë transhendentale? Ajo mund të dallojë nga përvoja ngase nuk i referohet një objekti ose nuk i përket një subjekti (përfytyrimit empirik). Për pasojë, ajo duket si një rrjedhë e kulluar e ndërgjegjes a-subjektive, një ndërgjegje para-refleksive dhe pavetore, një vazhdë cilësore e ndërgjegjes pa një vete. Mund të duket çudi që transhendentali të përkufizohet nga të dhëna kaq të menjëhershme: ne do të flasim për një empirizëm transhendental në përkundër gjithçkaje që përbën botën e subjektit dhe të objektit. Ka diçka të egër dhe të fuqishme në këtë empirizëm transhendental që, natyrisht, nuk është elementi i ndijimit (empirizmi i thjeshtë), sepse ndijimi është vetëm një ndërprerje brenda rrjedhës së ndërgjegjes absolute...

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

08.10.2017 | nyje.al  Andrra ishte e pranishme në Qendrën Rinore ATA me prezantimin e librit të saj “Palinë”, një publikim që përmban 5 këngë të përkthyera në anglisht si dhe foto/video të fotografit Jetmir Idrizi. Gjatë takimit u dha mundësia për t’u njohur më nga afër me krijimtarinë artistike të ANDRRA-s dhe me filmin dokumentar “Kangë e Defa” realizuar në bashkëpunim me Vincent Moon. “Cili është tingulli i peisazhit të Kosovës? Si mundet një tokë e shënjuar prej luftës ta …

Bajram Karabolli

30.09.2018 | nyje.al Takim me përkthyesin e Juan Rulfo- Bajram Karabolli te qëndra “Ata”. Kësaj rradhe në qëndrën e grupit Ata u ftua një ndër përkthyesit më të mirë të letërsisë hispanike Bajram Karabolli, me fokus të veçantë te Juan Rulfo, autori që ka vetëm dy vepra dhe që u kthye në një mit letrar me heshtjen e tij. Juan Rulfo (1918-1986) është një nga figurat më të mëdha të letërsisë hispano-amerikane të shek.XX. Vetëm me dy vepra letrare (Rrafshina …

Azem Qazimi

17.09.2017 | nyje.al Azem Qazimi ka lindur në 6 shkurt të vitit 1977. Ai është poet, prozator dhe përkthyes. Ka studiuar për gazetari dhe më vonë është profilizuar në studimet master në Antropologji Kulturore. Është autor i librave me poezi “Ajri i Kryqëzimit”, “Për dhuntinë e mahnitjes” dhe “Psikagogjia”, ndërsa në prozë ka dy përmbledhje me tregime “Të bekuarit, Sfera” dhe “Anatomi e shkurtër e pikëllimit”. Poezia “Kushtim” shkëputur nga libri me poezi “Psikagogjia” Për atë që u epua mbi …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.