514713238_757962593449073_4992733673110532811_n

Një ditë pas aksionit të aktivistëve përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të shqetësuar për zjarret e fundit, ditën e sotme u mbajt një protestë në qytetin e Elbasanit. Gentian Sejrani, në një komunikim për median pohoi se është e rëndësishme të protestojmë përpara institucioneve që kanë përgjegjësi për ngjarjen. “Ne do të jemi në Elbasan për të kërkuar informacion dhe për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet që janë të ngarkuara për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” Sipas njoftimeve në rrjete sociale, aktivistë e qytetarë nga Elbasani dhe Tirana janë bashkuar sot në një aksion-protestë për të mos lënë të kalohet lehtë ngjarja e zjarreve në Elbasan. Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Prokurorisë së qytetit, dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Elbasanit...

Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, - shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren...

nyje.al | 21.01.2019  703 është numri i familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Kamëz, të cilët do të marrin dëmshpërblim nga bashkia gjithsej në vlerën e 396,304,122 lekësh. Mirëpo, ndërkohë që është dhënë ky informacion, hapat për të ndërmarrë zbatimin në praktikë të këtyre masave financiare janë shumë të ngadalta. Nga vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 22.10.2018 është miratuar dëmshpërblimi në vlerën 5.857.961 lekësh për 42 familje të dëmtuara nga tërmeti i korrikut të …

Lajme flash

Lajme flash| 23.12.2019 | nyje.al  

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

nyje.al | poezi | 02.04.2020 2 prill 2020. Ndodhemi në Kamëz. Vendi është në shtetrrethim, të përjashtuar janë vetëm punëtorët, që lirinë e kanë për dënim. Ne të tjerëve s’na lejohet të lëvizim. Në këtë pezullti, ku katër muret e shtëpisë sa vijnë e na rrijnë edhe më ngusht, na u kujtua ditëlindja e poetes Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës na e rikuptimësojnë boshin përreth dhe mes nesh, si hapësira negative. Për hir të asaj që është, dhe asaj …

Flogert Myrto | nyje.al | 01.04.2020 Udhëtim në të shkuarënNën këtë titull “Udhëtim në të shkuarën”, po botojmë një cikël shkrimesh dhe bisedash nga disa të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë që aspirojnë të bëhen gazetarë. Janë realizuar me prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e tyre me qëllim njohjen e jetës në rreth të ngushtë familjar po edhe njohjen e jetës shoqërore përgjatë shekullit të kaluar. Si jetonin apo mbijetonin njerëzit tanë; si dashuroheshin apo detyroheshin të zgjidhnin …

A.V | 30.03.2020 | nyje.al  Nëse shohim një vrasje në rrugë, ne thërrasim policinë. Nëse ndodh një grindje në shkollë, thirret oficeri i sigurisë së shkollës. Nësë kemi një të sëmurë rëndë, me shumë gjasa, njoftohet ambulanca. Po nëse shohim një fjalë, disa rreshta, një tekst, paragraf, njoftim zyrtar, një libër të tërë me gabime drejtshkrimore, kuptimore, cilin duhet të thërrasim?Unë e kam pasur gjithnjë të vështirë ta adresoj këtë shqetësim dhe në vend të kësaj, kam zgjedhur të mbroj …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.