Ndonëse është bashkia me sipërfaqen më të vogël në Shqipëri dhe njëra nga më të rejat e vendit (e krijuar si insitucion më pak se 30 vite më parë), Kamza renditet sot e 6-ta për nga numri i popullsisë dhe e 1-ra për nga dendësia e saj, me më shumë se 96 000 qytetarë që banojnë në më pak se 40 km2, sipas të dhënave të Censusit 2023. Ndër ta, 2/3 janë individë në moshë aktive pune. Këto të dhëna dëshmojnë mbi rezervën e madhe të kapitalit njerëzor që kjo zonë urbane ka fatin të zotërojë...
Një grup aktivistësh për të drejtat e emigrantëve zhvilluan të shtunën një aksion homazh pranë kampit të emigrantëve në Gjadër, në nderim të Hamid Badoui, një i ri nga Maroku, i cili disa ditë më parë kreu vetëvrasje në një kamp në Torino të Italisë. Hamid kishte kaluar rreth pesë javë në Shqipëri, në kampin e Gjadrit, ku ishte transferuar si pjesë e marrëveshjes për menaxhimin e azilkërkuesve midis qeverive shqiptare dhe italiane...
Maturantët janë mbledhur edhe sot para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave që parashtruan në peticionin që dorëzuan ditën e djeshme. Protestat e gjimnazistëve lindën pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i cili sipas maturantëve ishte i paqartë dhe i pasaktë. Në peticion, ata i kërkojnë ministrisë ndryshim të skemës së vlerësimit, hartim të provimeve sipas modelit të parashtruar, publikim i çelësit të provimit brenda dy orëve të përfundimit, raport 60%/40% mes notës së lëndës në shkollë dhe …
Mariana Syla | 18.04.2020 | nyje.al Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përditësimin e situatës nga Covid-19 bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 231 të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste me virusin Covid- 19, duke e çuar në 548 numrin total të të infektuarve. Në raport me numrin e përgjithshëm të testimeve që prej nisjes së betejës vetëm 10 % e të gjithë të testuarve kanë dalë pozitiv. Vetëm 220 persona …
Mariana Syla | 17.04.2020 | nyje.al Në vijim të informimit të përditshëm, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në 24 orët e fundit në Shqipëri janë testuar 253 persona të dyshuar me Covid- 19, prej të cilëve 21 raste kanë rezultuar pozitive, duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 26 qytetarë, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor. Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë, duke e çuar …
Përkthim| nyje.al| 04.05.2020 Massimo Recalcati | publikuar fillimisht te La Repubblica, më 27 mars 2020 Koha që po jetojmë ëshë koha e një traume kolektive, nëse trauma është një ngjarje që na thyen dhunshëm përfytyrimin e përditshëm të botës duke futur dimensionin ankthioz të së papriturës, të së paparashikueshmes, të së paqeverisshmes.Për Freud-in një ngjarje mund të konsiderohet traumatike sepse duke mos qenë në asnjë mënyrë e parashikueshme ka pamundësuar çdo lloj mbrojtje. Askush në fakt nuk ishte i përgatitur …
nyje.al |27.04.2020 Orestia Kapidani është fotografe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë për Grafikë, dhe e specializuar në Fotografi dhe Imazh Dixhital në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Halle, ku ka ndjekur edhe studimet master. Krijimtaria e saj rrok kryesisht dy troje gjeografike: Halle dhe Tiranë. Fotografitë e saj lidhen ngushtë me njerëzit e periferive. Në vitin 2019, bëhet pjesë e ekspozitës „Shtatë fotografë shqiptarë. Një rezidencë“ në Muzeun Kombëtar të fotografisë „Marubi“ në bashkëpunim me ArtHouse në …
nyje.al | 24.04.2020 Shkrimi i mëposhtëm është shkëputur nga leksioni, tashmë klasik, i sociologut Max Veber, ‘Politika si Vokacion’ i dhënë për studentët në Mynih në vitin 1919. Max Veberi njihet si një ndër themeluesit e sociologjisë, dhe ka dhënë kontribut të vyer në analizën e kapitalizmit, kulturës që formohet rreth tij, lindjes së modernitetit dhe rreziqeve që i kanosen shoqërisë moderne nga përdorimi instrumental i arsyes dhe tëhuajësimi i individit brenda instancave burokratike. Në këtë tekst, Veberi tregon historinë …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















