“Ne jemi një grimcë rëre para tyre, nuk kemi fuqi…” Ndjej se provuam të kundërtën në rërën që na përket. Ditën e fundit të një janari të gjatë, veçanërisht për qytetarët e Vlorës, nisma në dukje e vogël e një skice në breg të detit, vendosi t’i jepte botës një mesazh; sakaq banorëve të zonës t’u rikthente shpresën. Grupi me aktivistë e artistë, shumë të zëshëm dhe të ndjeshëm ndaj çështjeve sociale e mjedisore ndër vite në Shqipëri, me nismë të kolektivit të artisteve te angazhuara Trivet, arriti të realizonte në mënyrë të përsosur një vizatim mbi rërë që paraqet në mënyrë kuptimplotë lidhjen tonë me natyrën. Pse ishte e nevojshme kjo nismë?
Protestat kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe deklaratave të tij publike në mbështetje të politikave shtetërore izraelite ndaj Gazës u shoqëruan me dhunë policore dhe pengesa gjatë mbrëmjes të së martës, 27 janar dhe mesdrekën e ditës së premte. Edhe pse ishte lajmëruar si një tubim qytetar paqësor përpara Kryeministrisë, mbrëmjen e së martës forcat policore nuk lejuan grumbullin e protestuesëve.
Image #1 Image #2 01.08.2020 | nyje.al Ka filluar zbatimi i projektit për rehabilitimin dhe transformimin e qendrës së qytetit të Kamzës, njoftuar që prej muajit qershor në faqen zyrtare të bashkisë Kamëz. Ky projekt synon të ndërhyjë në fasadat e pallateve të zonës qendrore të qytetit, në oborret mes pallateve dhe në sistemin e ujësjellësit. Sipas banorëve janë rreth 40 pallate të ndërtuara prej disa dekadash në Kamëz, dhe që e kanë pasë të nevojshme që të bëhen ndërhyrje …
27.07.2020 | fejton | nyje.al Lajmet Flash të Nyjes janë përmbledhje satirike javore e ngjarjeve më të rëndësishme nga Kamza, vendi dhe bota. Përmes satirës përpiqemi të vëmë në pah përmasën parodike të reagimit të institucioneve dhe qytetarëve në raport me ndodhitë e rëndësishme për jetët e tyre. Ne mendojmë se të shpërfaqësh përmasën parodike të realitetit është një nga mënyrat për ta kuptuar atë.
10.07.2020 | nyje.al Instituti i Shëndetit Publik, në komunikimin e tij të përditshëm njoftoi se numri i rasteve të reja për ditën e sotme ka arritur në 90 individë pozitivë, duke e çuar numrin e plotë të të infektuarve në 3278.Kamza bën pjesë tek qytetet në të cilat janë identifikuar në mënyrë periodike raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërkohë që situata rëndohet, në vendet publike të qytetit po bëhet pothuajse e pamundur të ruhet distanca mes qytetarëve. Pensionistet teksa …
Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020 Pjesa e dytë Aplikime të mëtejshme të kësaj teorie Frika nga vdekja Për të transferuar tezën e përgjithshme të frikës nga shembja në një frikë të përveçme nga vdekja, lipsen vetëm pak ndryshime. Kjo ndoshta është një frikë më e zakontë dhe që përthithet në mësimet fetare rreth jetës së përtejme, a thua për të mohuar faktin e vdekjes. Kur frika nga vdekja është simptomë domethënëse, premtimi i jetës së përtejme nuk arrin të …
Përkthim | Genc Shehu | 08.11.2020Donald Winicott (1896 – 1971) ishte një pediatër dhe psikoanalist me famë dhe i rëndësishëm anglez i cili ndikoi në ngritjen dhe zhvillimin e asaj që sot quhet shkolla britanike e psikoanalizës, duke kontribuuar sidomos në shtjellimin e teorisë së marrëdhënieve objektuale dhe në psikologjinë zhvillimore. Ai ka bërë kontribute të shumta në tranzicionin dhe zhvillimin edhe të disa aspekteve terapeutike të psikoanalizës bashkëkohore prej asaj të paraluftës. Ky artikull vlerësohet si ndikues në zgjerimin …
Pavjo Gjini dhe Genc Shehu | 18.10.2020 | nyje.al Robert B. Pippin është filozof bashkëkohor dhe profesor në Universitetin e Chicagos në SHBA. Autor i shumë punimeve mbi idealizmin gjerman dhe filozofinë pas tij. Njihet për leximin që i bën filozofisë së Hegelit si avancim dhe përmbushje rigoroze e filozofisë së Imanuel Kant. Disa nga veprat e tij në këtë drejtim janë: Kant’s Theory of Form; Hegel’s Idealism: The Satisfactions of Self-Consciousness; Modernism as a Philosophical Problem; dhe Idealism as …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















