Artikulli origjinal botuar në italisht në Altreconomia me autorë Luca Rondi dhe Kristina Millona, përkthyer dhe përshtatur për Nyje nga Kristina Millona | 29.06.2025 | nyje.al Më 9 maj, një fluturim çarter me pikënisje nga Roma për në Kajro ndaloi në aeroportin e Rinasit për të marrë pesë shtetas egjiptianë të ndaluar në Qendrën e Paraburgimit për Riatdhesim (CPR) në Gjadër. Një operacion i dyshimtë nga aspekti ligjor sikurse argumentojnë ekspertë të shumtë. “Një ngjarje shumë serioze”, nënvizon Gianfranco Schiavone nga Shoqata …
Një ditë pas aksionit të aktivistëve përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të shqetësuar për zjarret e fundit, ditën e sotme u mbajt një protestë në qytetin e Elbasanit. Gentian Sejrani, në një komunikim për median pohoi se është e rëndësishme të protestojmë përpara institucioneve që kanë përgjegjësi për ngjarjen. “Ne do të jemi në Elbasan për të kërkuar informacion dhe për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet që janë të ngarkuara për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” Sipas njoftimeve në rrjete sociale, aktivistë e qytetarë nga Elbasani dhe Tirana janë bashkuar sot në një aksion-protestë për të mos lënë të kalohet lehtë ngjarja e zjarreve në Elbasan. Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Prokurorisë së qytetit, dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Elbasanit...
nyje.al | 18.09.2020 Kjo faqe nuk mund të arrihet! – është përgjigja e zakonshme që merr nga faqja e bashkisë së Kamzës nëse klikon për të parë jetëshkrimin e Kryetares së Këshillit Bashkiak, për t’u informuar mbi procedurat e prokurimeve, apo nëse ke kuriozitet mbi të dhënat e arkivës së bashkisë. E klikueshme është rubrika për programin e transprencës, por shpresa se diçka të rëndësishme mund të gjesh është jetëshkurtër, deri sa përpara ekranit të kompjuterit të hapet një faqe …
10.08.2020 | nyje.al Valias, Kamëz korrik 2020 Zona e Valiasit vazhdon të mbetet një ndër zonat më të dëmtuara në Kamëz pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Për shkak të amortizimit të pallateve të ndërtuara në vitet ’60, pamundësisë ekonomike të banorëve për t’i mirëmbajtur ndër vite, mungesës së investimeve publike vendore dhe goditjeve të forta të tërmetit, sot e kësaj dite ka ende familje që jetojnë në çadra, të tjerë që janë larguar me qera e shumë …
Image #1 Image #2 01.08.2020 | nyje.al Ka filluar zbatimi i projektit për rehabilitimin dhe transformimin e qendrës së qytetit të Kamzës, njoftuar që prej muajit qershor në faqen zyrtare të bashkisë Kamëz. Ky projekt synon të ndërhyjë në fasadat e pallateve të zonës qendrore të qytetit, në oborret mes pallateve dhe në sistemin e ujësjellësit. Sipas banorëve janë rreth 40 pallate të ndërtuara prej disa dekadash në Kamëz, dhe që e kanë pasë të nevojshme që të bëhen ndërhyrje …
Pavjo Gjini | 04.07.2020 | nyje.al Imazh i marrë nga Grand Rapids Art Museum Pasditen e një të premteje pandemie, në autobuzin e linjës plot e përplot rrugës së kombit, vetja të duket si kafshët përmbi njëra-tjetrën tregjeve të gjësë së gjallë të Wuhan-it. Drejt bregdetit pakufi, si peshqit e mbeturinat rrjedhohemi në horizontin e pamatë. Por në autobuz, tjetër mision po përmbushet. Do të shpëtojmë turizmin, na ka bërë thirrje komandanti me shku në front, një komb i bashkuar …
A.V | 18.06.2020 | nyje.al Edhe tani më skuqen faqet, por sot mendoj që kam më shumë kontroll mbi to. Ky ka qenë dhe momenti kur fillova të besoj që njeriu me kalimin e viteve “rritet”. Por për këtë më ka ndihmuar më shumë një mësues i jashtëm që erdhi një ditë të acartë dimri te shkolla jonë dhe po pyeste të gjithë nxënësit, me pyetje që nuk ngjanin aspak me njëra-tjetrën, jo të njëjtat pyetje siç bënin mësuesit e …
16.06.2020 | nyje.al Ky qershor shënon 155 vjetorin e vdekjes së poetit William Butler Yeats. Ai është konsideruar si poeti më i madh i shekullit XX. Përpos krijimtarisë së tij poetike, ai ishte dramaturg e themelues i Teatrit Abbey ( Teatri Kombëtar i Irlandës), aktivist kulturor dhe i angazhuar në jetën politike të vendit, folklorist, mitolog e studiues i misticizmit oriental dhe atij perëndimor. Prej ritmit, ndryshimeve metrike, rimave të brendshme dhe intensitetit lirik poezia e tij dukshëm dallohej që …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















