nyje.al | 03.06.2026 Qytetarë të Shqipërisë dhe diaspora, aktivistë dhe arkitektë, si dhe organizatat mjedisore lokale kanë shpërndarë sot letrën e hapur për Pjesëmarrësit e Edicionit të Dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bukë e zemër” (Bread & Heart) në Tiranë, Shqipëri: Landscapes of Abundance, 3–5 Qershor 2026. Letra parashtron kontekstin brenda të cilit do të ndodhë ky festival dhe jep një panoramë të plotë të protestave të vazhdueshme e masive që po mbahen në Tiranë prej katër ditësh. Këto protesta po …
Me një SMS të vetme mundem ta organizoj Tiranën tjetërsoj, rreth qendrash të fshehta provizore, të pazbërthyeshme dot si koordinata nga shërbimet e inteligjencës, qoftë dhe artificiale. Fjala vjen, send: “Neser te gjithe n’ora 5 te ish monumenti i tur bolit :)”. Fjalë si këto të fundit mund t’ua ndezin llampat deri nesër vetëm diç më tepër se një dyzine hartash në Tiranë, aq sa kanë mbetur në atë vend të mbajnë mend shtangien e Tur Bolit (disa emra janë maskuar për nevojat e këtij raporti), me cigaren që i digjej rrafsh me gishtat, përditë po aty, qiri, orë me rradhë - “Waiting for the Man”, si thotë kënga. Mjaftoi që dikush ta quante atë vëngjill, atë pritje të përditshme “monument”, dhe ja befas midis gazit tek rithemelohej qyteti brenda një shakaje përjashtuese, me në qendër pajtorin e ri: Bolin.
Ronald Qema | Denis Koka | 05.07.2021 | nyje.al Në katin përdhesë të Pallatit të Kulturës po ndërtohet një filial i ADISA, i cili synon të ofrojë shërbime publike në mënyrë të integruar. Ambientin e Pallatit të Kulturës prej 403 metra katrorë, Bashkia Kamëz ia ka dhënë me qera pa kundërshpërblim për një periudhë 20 vjeçare Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Banorë të Kamzës ndihen të indinjuar nga vazhdimi i historisë së zaptimit të hapësirës publike, duke …
Ronald Qema | 27.06.2021 | nyje.al Pastrimi i pyllit “Plepat e Brukes” ka qënë i zakonshëm për banorët e Laknasit që gjendeshin pranë tij për vite e dekada me rradhë, derisa nisi përplasja me institucionet publike dhe kompaninë private, e cila do të ndërtojë një thertore në të. Për 3 vite me rradhë, mbrojtja e pyllit nga shkatërrimi ka njohur faza të ndryshme dhe ka ndikuar drejtëpërdrejtë në gjendjen e tij. Një ndër reagimet e para të banorëve, duke parë …
nyje.al | 22.06.2021 Në çështjet gjyqësore ku pala humbëse është shteti vendimet e shkallës së parë rëndom ankimohen automatikisht në Gjykatën e Apelit, pavarësisht nëse vendimi është haptazi i drejtë dhe i pakundërshtueshëm. Njëjtë ka vepruar Bashkia Kamëz kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë e cila i dha të drejtë grupit të aktivistëve të Kamzës në pretendimin e tyre për më shumë transparencë në vendimmarrje nga institucionet lokale. Vendimi e detyron Bashkinë Kamëz për të plotësuar programin …
Autori: Adam Tooze, publikuar me 9 prill 2020, në revistën Foreign Policy |Përktheu: Pavjo Gjini | Redaktoi: Genc Shehu Të dhënat e fundit nga ShBA-ja provojnë se bota është në rënien e lirë më të thikët se kurdo – dhe manualet e vjetra ekonomike dhe politike nuk vlejnë më.Teksa filloi mbyllja prej koronavirusit, impulsi i parë ishte për të mëtuar analogji historike – 1914, 1929, 1941? Ndërkohë që javët kaluan, ajo që doli gjithnjë e më shumë në pah ishte …
24.03.2020 | nyje.al Ditën e djeshme Kryeministri Rama ritheksoi se fasoneritë do të vazhdojnë të punojnë. Arsyetimi për këtë vendim sipas tij është ekzistenca e një ‘disiplinë të centralizuar’ të punës në këto fabrika. Ndërkohë që Kryeministri po i besonte verbërisht pronarëve dhe menaxherëve të fasonerive, në po të njëjtën ditë është identifikuar punëtorja e parë e infektuar me COVID-19 në fabrikën ProDyn në Tiranë (raportuar nga Birn). Po ashtu, para disa ditësh u bë e ditur e infektuara e …
Pavjo Gjini | 04.12.2019 | nyje.al Në një nga banesat e dëmtuara pas tërmetit të datës 26 nëntor në Kamëz, në zonën e Laknasit. Foto nga Ronald Qema, datë 01.12.2019. Dua një kryeministër i cili njëherë në disa kohë thotë ‘ashtu u bëftë’ dhe ashtu bëhet, jo një kryeministër i cili flet gjithë kohës sepse asgjë nuk po bëhet. Ndërkohë që Edi Rama po dalldiset emergjencave tek endet periferive të vendit, thuajse çdo familje në Kosovë pa u ndjerë ka …
Për statusin e të keqes në letërsi, mund të flasim në pamje të parë, si marrëdhënia demaskuese që krijon letërsia me të, më specifikisht me kontekstin ku krijohet. Me këtë aspekt të letërsisë, mund të lidhen shkolla të ndryshme të kritikës që merren me marrëdhënien e letërsisë me kontekstin social ku krijohet …
Antonela Pepkolaj | 07.02.2023 | nyje.al Përmasa e parodisë në romanin postmodern, kalon përtej asaj të një figure retorike, por funksionalizohet për të arrirë përftime të reja, më komplekse dhe domethënëse për një tekst. Kështu, e gjejmë jo më si një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe tallëse me një element përgjithësisht jashtë tekstual, por si një mekanizëm të gjerë që gjeneron një tekst në thelb dialogues me një kontekst të gjerë. “Parodia postmoderniste është mënyrë e vetërefleksivitetit që e lejon shkrimtarin …
Përkthim | Antonela Pepkolaj |Dima Srouji |15.11.2022 | nyje.al “Sulmet e fundit ndaj palestinezëve po rishfaqin traumën ndër breza që ne të gjithë mbartim. Por rezistenca jonë sa vjen dhe bëhet më e fortë”. Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pas shkatërrimit të një ndërtesë 15-katëshe nga një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90) Mëria po më del nga poret e trupit, dridhem. Kjo mëri nuk është vetëm prej linçimit të fundit të …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















