Një ditë pas aksionit të aktivistëve përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të shqetësuar për zjarret e fundit, ditën e sotme u mbajt një protestë në qytetin e Elbasanit. Gentian Sejrani, në një komunikim për median pohoi se është e rëndësishme të protestojmë përpara institucioneve që kanë përgjegjësi për ngjarjen. “Ne do të jemi në Elbasan për të kërkuar informacion dhe për të vënë përpara përgjegjësisë institucionet që janë të ngarkuara për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve.” Sipas njoftimeve në rrjete sociale, aktivistë e qytetarë nga Elbasani dhe Tirana janë bashkuar sot në një aksion-protestë për të mos lënë të kalohet lehtë ngjarja e zjarreve në Elbasan. Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Prokurorisë së qytetit, dhe më pas marshuan drejt Bashkisë së Elbasanit...
Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, - shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren...
26.04.201 | nyje.al Grupi Ata përmes gjykatës detyron Bashkinë Kamëz të bëjë publike dokumentat që i ka fshehur prej shtatë vitesh. Tashmë, me vendim me ekzekutim të përkohshëm Bashkia Kamëz duhet menjëherë të bëjë publike vendimet dhe dokumentet e saj. Ky grup aktivistësh ka fituar sot gjyqin kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative Tiranë. Kjo fitore shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për këta aktivistë, por …
Ronald Qema |16.04.2021 | nyje.alAsfalti elektoral është nocion tejet i njohur për një popull si i yni, si shërbimi më i çmuar që të shtron udhën drejt kutisë së votimit. “Socialistë e demokratë”, “e djathta dhe e majta” shtresën e ziftit shtatë ose tetë centimëshe e kanë pas dhe e kanë pikë kyçe të programit sa herë kishin pushtetin në dorë. Një shokut tim sa herë sheh shtresa të tilla zifti, i kujtohen shtresat e holla të flisë me sanxhank. …
08.04.2021 | nyje.al Kamëz, 2018, fotografi nga Valentina Bonizzi Aktivistët e Grupit Ata kanë ngritur padi kundër Bashkisë Kamëz dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Gjykatën Administrative të shkallës së Parë, Tiranë. Nëpërmjet saj, aktivistët e qytetit kanë kërkuar plotësimin e programit të transparencës sipas parashikimeve ligjore, kushtetuese dhe rekomandimeve institucionale me qëllim specifik të bërjes publike të proceseve vendimarrëse dhe transparencës së Bashkisë. Ligji për të drejtën e informimit ka hyrë …
Përkthim| Genc Shehu| 29.01.2021| nyje.al Teksti i mëposhtëm është marrë nga philosophynow.org shkruar nga Slavoj Zizek si recensë e botimit të vitit 2019 të veprës së filozofit amerikan Robert Brandom, “The Spirit of Trust”. Vepra e Brandom është një rilexim për situatën aktuale botërore i veprës emblematike “Fenomenologjia e Frymës” nga filozofi klasik gjerman G. W. F Hegel. Brandom bën pjesë në një linjë interpretuesish bashkëkohor të Hegelit, të njohur si Shkolla e Pitsburgut, e cila tenton ta integrojë Hegelin …
Përkthim| Genc Shehu| 29.01.2021| nyje.al Teksti i mëposhtëm është marrë nga philosophynow.org shkruar nga Slavoj Zizek si recensë e botimit të vitit 2019 të veprës së filozofit amerikan Robert Brandom, “The Spirit of Trust”. Vepra e Brandom është një rilexim për situatën aktuale botërore i veprës emblematike “Fenomenologjia e Frymës” nga filozofi klasik gjerman G. W. F Hegel. Brandom bën pjesë në një linjë interpretuesish bashkëkohor të Hegelit, të njohur si Shkolla e Pitsburgut, e cila tenton ta integrojë Hegelin …
Diana Malaj| Pavjo Gjini| 08.12.2020| nyje.al KAMZA DHE GRUPI ATA Në qytetin si të prerë me gërshërë nga rruga kombëtare e cila të plas drejt e në kryeqytet, në vendin me shtëpi të shumta private të zatetura sa më pranë qendrës që mundën — në Kamëz — vepron grupi i aktivistëve Ata. Prej shtatë vitesh tashmë, ky grup vepron në një seri praktikash: nga ligji te gazetaria, antropologjia, arti, letërsia dhe teatri i të shtypurve. Në Kamzën si periferia e …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















