header shteti zaptues

Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur...

Me ba vend n’histori: përbashkime të fragmentuara Dorina Pllumbi | 01.07.2025 | nyje.al Në sytë e mendjes time, kujtimi i Kamzës është i lidhur ngushtë me udhëtimet me tren me nënën time, një nga ritualet verore të fëmijërisë. Këto udhëtime na çonin nga qyteti ku u rrita, Lezha, në Tiranë, ku jetonte një pjesë e familjes nga ana e saj, përfshirë edhe gjyshen time. Duhet të kem qenë diku shtatë apo tetë vjeç, dhe trenat, megjithëse mbetje e kohëve të …

nyje.al | 20.09.2021  Mungesa e aktit të ekspertimit, e caktuar si detyrë nga Gjykata Administrative për ekspertët e çështjes së Plepave të Brukës, e shtyn përsëri afatin e marrjes së një vendimi mbi fatin e pyllit të Laknasit. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme ishte parashikuar të diskutohej mbi një akt ekspertimi shtesë në të cilin do të përcaktohej se sa është dendësia reale e pemëve në të gjithë sipërfaqen e “Plepave të Brukës”. Në seancën e datës 6 …

Nga protesta e banorëve të Laknasit, 30.08.2021

nyje.al | 30.08.2021  Nga protesta e banorëve të Laknasit, 30.08.2021 Firma private “Bioproducts” shpk sot tentoi të rrethonte zonën pyjore “Plepat e Brukës”, përpjekje e cila u ndërpre nga banorët e fshatit Laknas të Kamzës. Në mëngjesin e ditës së hënë, disa punëtorë krahu, avokati i firmës dhe Policia e Shtetit kanë mbërritur në zonë. Avokati i firmës ka tentuar t’u shpjegojë banorëve që ka leje të vlefshme ndërtimi me qëllim qetësimin e tyre dhe ndërhyrjen në zonë. Siç e …

26.08.2021| nyje.al  Aksioni i pastrimit te Plepat e Brukes, Laknas, Qershor 2021 Banorët e lagjes së Laknasit “Plepat e Brukës” prej ditës së djeshme janë lajmëruar për rrezikun e ndërhyrjes në pyllin e lagjes së tyre nga firma private “BioProducts” shpk. Ky biznes privat prej vitit 2018 po përpiqet të ndërtojë një thertore të prezantuar si ‘agroturizëm’ në këtë zonë. Ndërsa banorët nga ana tjetër e shohin thertoren si një përvetësim privat i një hapësire publike pyjore të mbjellë e …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Në 9 mars 1973 Franca Rame u rrëmbye nga 5 fashistë, që e detyruan më forcë të hipte në një fugon brenda të cilit u torturua dhe u dhunua. Është një radio ndezur…por vetëm pasi ka kaluar pak kohë e dëgjoj. Vetëm pas pak sekondash e kuptoj që është dikush që po këndon. Po, është një radio. Muzikë e lehtë: qiell, yje, zemër, dashuri…dashuri…

Gjyshja File

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Pjesa e dytë Gjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në mendjen e saj, nëse e nderon jetën tënde, natyra të nderon ty. Kështu e gjykonin fshatarët vendimin e saj për të braktisur fëmijët e vet, si diçka që …

Gjyshja File

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985 Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në vlera sipërore: nuk ishte thjesht e bukur por më e bukura, më punëtorja, më e drejta dhe, si për ironi, njeriu i cili është munduar më shumë. I gjithë …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.