Kedis Burrja | 16.06.2026 | nyje.al    Në këtë demonstratë qytetare jam marrë me fotografimin e ngjarjeve. Nëpërmjet fotografisë kam qenë dëshmitar i dy fenomeneve shumë të bukura: fuqia emancipuese e demonstratës popullore në Tiranë dhe rëndësia e parkut kombëtar Vjosë-Nartë për të folur të vërtetën. Në shesh, aktiviteti nisi si organizim i vogël, por ai kaloi që herët përtej

Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).

E para Luftë botërore e pas-Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura Lufta e Gjirit, e zhvilluar gjatë presidencës së Bushit të parë (Atit) nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në shkretëtirën arabe që shtrihet midis Kuvajtit dhe Irakut — luftë rrufe, një luftë sa teo-teknologjike aq edhe tele-gjenike 1, sa vdekjeprurëse 2 aq dhe fiktive 3, po aq neokoloniale sa edhe hiper-konsensuale — u imponua si bilanci i pafré i shkruar furishëm nga fitimtari i shekullit “të rrëmbyer” politik që po mbyllej dhe paralajmërim i ri-orientimit të horizontit të shekullit që po vinte. Nëse shkenca politike njeh tashmë konceptin e “luftërave të çorientuara 4 ”, të cilat sa vijnë e shumohen jashtë kornizave shtetërore dhe territoriale të njohura, ajo e Gjirit ishte një luftë e orientuar, madje mbi-orientuar — dhe matrica e fshehtë e gjithë çorientimit që buron prej saj, si cifla orienti të shpërndara dhe rigjeneruara pafundësisht.

Në Gjadër, fshati i vogël në veriperëndim të vendit, nën diellin përcëllues të korrikut, rrugët janë të zbrazura. Me rëndësi strategjike përgjatë periudhës komuniste, fshati i bënte vend bazës më të rëndësishme ushtarake në rajon. Në atë periudhë, qielli gumëzhinte nga zhurma e avionëve në ulje teksa i drejtoheshin hangarëve të mëdhenj nëntokësorë të ndërlidhur përmes një rrjeti tunelesh. Pas rënies së komunizmit, baza u braktis dhe fshati u zbraz gradualisht për shkak të migrimit masiv. Sot kanë mbetur vetëm pak familje, shumë prej të cilave janë ende të lidhura ngushtë me kujtimet e jetës së dikurshme në Gjadër. Në njërin nga tre lokalet e vetme përgjatë rrugës kryesore të fshatit, takuam Jetmirin*, një i ri shqiptar i deportuar së fundmi nga Franca. “Më kthyen në Shqipëri para dhjetë ditësh,” na tregon teksa rrufit birrën. Si shumë të rinj të tjerë nga ky fshat i vogël, Jetmiri u largua nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Mirëpo, ëndrra e tij u ndërpre kur policia franceze e kapi pa dokumente.

“Ne jemi një grimcë rëre para tyre, nuk kemi fuqi…” Ndjej se provuam të kundërtën në rërën që na përket. Ditën e fundit të një janari të gjatë, veçanërisht për qytetarët e Vlorës, nisma në dukje e vogël e një skice në breg të detit, vendosi t’i jepte botës një mesazh; sakaq banorëve të zonës t’u rikthente shpresën. Grupi me aktivistë e artistë, shumë të zëshëm dhe të  ndjeshëm ndaj çështjeve sociale e mjedisore ndër vite në Shqipëri, me nismë  të kolektivit të artisteve te angazhuara Trivet, arriti të realizonte në mënyrë të përsosur një vizatim mbi rërë që paraqet në mënyrë kuptimplotë lidhjen tonë me natyrën. Pse ishte e nevojshme kjo nismë?

Protestat kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe deklaratave të tij publike në mbështetje të politikave shtetërore izraelite ndaj Gazës u shoqëruan me dhunë policore dhe pengesa gjatë mbrëmjes të së martës, 27 janar dhe mesdrekën e ditës së premte. Edhe pse ishte lajmëruar si një tubim qytetar paqësor përpara Kryeministrisë, mbrëmjen e së martës forcat policore nuk lejuan grumbullin e protestuesëve.