Nuk dua të mbes pa e parë “Nuk dua të vdes e virgjër”

Në një lexim të ditëve të fundit u ndesha me një mbledhi fjalësh që synonte të përshkruante kohën që po jetojmë sot: kohë e individualizmit utilitarist, i cili është gjakftohtë dhe vetëshkatërrues. Antonime të njeriut të këtyre kohëve i gjeta mbrëmë në Pallatin e Kulturës Kamëz. Kur arrita aty për të ndjekur shfaqjen...

0 Comments

Cirk te Këshilli Bashkiak

"Media dhe kushdo do të marrë pjesë sa herë të jetë e interesuar në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak." - tha kryetari i Këshillit Bashkiak Kamëz, Hysen Koldashi në dyert e Bashkisë e më tej hyri në mbledhjen, në të cilën nuk u lejuan gazetarët. Në mbledhjen e muajit shtator është dëgjuar ish-kryetarja e këtij këshilli të thotë që Rakipi gjithmonë i ka lejuar mediat...

0 Comments

Përvijime të Kamzës

Laboratori është ndërtuar mbi domosdoshmërinë e bashkëndarjes së rrëfimit të historisë sonë si njerëz, si banorë, si ndërtues dhe si krijues të një qyteti. Por është edhe hapësira ku si subjekte presim të ritregohemi, të rrëfehemi, e të kallëzohemi nga Tjetri. Historia jonë, a e banorëve të Kamzës, nuk mbetet më vetëm e jona, apo e tyrja. Ajo falet, besohet, dhurohet, ...

0 Comments

Kapaciteti për të qenë vetëm

Dua të kryej një shqyrtim të kapacitetit të individit për të qenë vetëm, duke u nisur me supozimin se ky kapacitet është ndër shenjat më të rëndësishme të pjekurisë në zhvillimin emocional. Në pothuaj të gjitha trajtimet psikoanalitike, vjen një kohë kur aftësia për të qenë vetëm është e rëndësishme për pacientin...

0 Comments

QV 1598/01 si të gjitha, të gjitha si QV 1598/01

Ka shumë ngjarje me të cilat mund të nisej përshkrimi i ditës zgjedhore në QV 1598/01 në shkollë “Ahmet Zogu”, Bathore, e secila do e ngërthente lexuesin për të shkuar më tej. Që nga xhirimet e benzit të zi me këngën “Vetëm Përpara” në sfond, pas gërthitjeve “Fitore! Fitore! Fitore”...

0 Comments

Ndërtimet e reja në Kamëz, qyteti po shpërfytyrohet

Në një bisedë të zhvilluar me Ferit Gjokolën, banor i Kamzës, ai u shpreh se shtëpia e tij mos sot, nesër do bjerë pre e shembjes për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati. Ndonëse qejfi i tij do ishte të jetonte në atë banesën private të ndërtuar në rrugën “OSBE”, zaptimi që pritet të ndodhë rreth e rrotull saj...

0 Comments

Rezervuari i Paskuqanit dhe dritëhijet e tij

Një postim i kryetarit të Bashkisë Kamëz me datë 13,03,2021 në rrjetin e tij social ‘’Instagram’’, na tregoi se Bashkia Kamëz kishte hipotekuar 84 hektare tokë në rezervuarin e Paskuqanit. Ky do të ishte sinjali i parë i nisjes së një projekti të belbëzuar tashmë prej vitesh për zonën në fjalë...

0 Comments