Zhvillohet nesër seanca e radhës për kufijtë e Zonave të Mbrojtura
Procesi gjyqësor i iniciuar nga organizatat mjedisore në vend, kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në janarin e vitit 2022, shënon seancën e radhës ditën e nesërme, 18 korrik në orën 11:30 në Gjykatën Administrative të Apelit. Përmes VKM-së nr.59, të datës 26.01.2022, qeveria shqiptare ndryshoi sipërfaqet e Parqeve Kombëtare dhe ky vendim u kundërshtua nga njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit...

