Në protestën e djeshme në solidaritet me popullin palestinez u përsërit akuza ndaj qeverisë shqiptare si bashkëpunëtore e shtetit gjenocial të Izraelit dhe u rikujtua thirrja se të heshtësh është të jesh bashkëfajtor. Valë zemërimi dhe solidariteti përshkruan manifestimin në Sheshin Skënderbej që u njoftua jo vetëm si reagim kundër gjoncidit të vazhdueshëm në Gaza. Protestuesit u mobilizuan në solidaritet dhe kundër ndalimit të anijeve të ndërhyrjes humanitare të Flotiljes Sumud si dhe denoncuan mos-veprimet e shtetit shqiptar ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj Yoel Kaplan, kryerabini që merr pjesë aktivisht në ofensivat ushtarake ndaj popullit palestinez. Përgjatë protestës thirrjet i drejtoi një palestinez, duke e bërë më të ndjeshme kërkesën për ndërgjegjësim ndaj asaj çka po ndodh në Gaza...
Media Middle East Eye ka raportuar mbasditen e sotme lajmin ekskluziv që autoriteteve shqiptare po u kërkohet të arrestojnë kryerabinin e komunitetit izraelit në Shqipëri. Yoel Kaplan akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si pasojë e përfshirjes së tij si ushtar i Izraelit në sulmet gjenocidiale në Gaza. Sipas raportimeve, Organizata Ndërkombëtare për Drejtësi për Palestinën, e përbërë nga avokatë, akademikë dhe politikanë, ka dërguar kërkesën për arrest autoriteteve shqiptare duke theksuar detyrimet ligjore që ka Shqipëria. Në letrën formale dërguar autoriteteve shqiptare specifikohet që i dyshuari për krime lufte gjendet në Shqipëri, dhe kërkon: “Koalicioni kërkon që policia shqiptare të arrestojë dhe të mbajë në burg individin, në përputhje me ligjin shqiptar dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë sipas Statutit të Romës, si dhe në përputhje me nenin 7(a) të Kodit Penal të Shqipërisë. Shqipëria gjithashtu i është bashkuar Konventës kundër Gjenocidit në vitin 1955 dhe duhet të ndjekë aktivisht dhe të ndëshkojë aktet e gjenocidit në përputhje me këto detyrime ndërkombëtare të së drejtës.”
Erinda Isufaj | 11.08.2025 | nyje.al Tashmë janë bërë tre ditë që një ndër mediumet më të mëdhaja informuese në vend është i fikur. Prej tre ditësh qindra gazetarë, redaktorë dhe teknikë të Fokus Media Group nuk kanë kaluar pragun e redaksive të tyre. Përpara godinave ku ndodhen News24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, sot u organizua një protestë jo vetëm për rikthimin e sinjalit televiziv të kësaj media por edhe për të mbrojtur lirinë e mediave në përgjithësi dhe lirinë e …
Trajektorja që merr çdo ditë një grua (e dalë në pension) që njoh në një prej lagjeve të Kamzës është kjo: për të kapur fillimin e punës në orën 7 të mëngjesit në Kombinat, i duhet të dalë nga shtëpia në orën 5.20 të mëngjesit. Nuk pret urbanin e lagjes për në qendër të Kamzës sepse vonon dhe sepse kushton. Ecën në këmbë 20 minuta, dhe në qendër të Kamzës merr urbanin që po niset. Pas një rrugëtimi 30 minutësh drejt Tiranës, merr të Kombinatit dhe ndalon afër fabrikës së saj të punës pak minuta para orës 7…
Organizata “Qëndresa Qytetare” ka mbajtur një qëndrim publik ditën e djeshme mbi keqpërdorimin e hapësirave publike në qytetin e Kamzës. Denoncimi lidhet me një aktivitet publik që Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, së bashku me drejtuesen politike Lindita Nikolla dhe kryetarin e bashkisë Rakip Suli, kanë zhvilluar javën e kaluar në qytet. Ata kanë shfrytëzuar hapësirën rinore dhe bibliotekën në brendësi të Pallatit të Kulturës për të promovuar nismën e PS-së #Shqiperia2030…
Bashkia Kamëz, renditet si një ndër gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, por ndryshe nga pesë të tjerat, ky qytet nuk e ka një spital. Nevojat e spitalit dhe të urgjencave mjekësore i përballon një Qendër Shëndetësore, e cila është jashtëzakonisht e vogël në raport me numrin e popullsisë. Qendra Shëndetësore e Kamzës ka vazhdimisht pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore. Prej kohësh, banorët e kanë shprehur domosdoshmërinë e një spitali të madh i cili duhet të trajtojë të gjitha nevojat e këtij qyteti. “Këtu ofrohet vetëm shërbim për ndonjë ulje tensioni apo serum, nëse je me fat. Pasi edhe nuk gjen dhe duhet të shkosh ta blesh tek farmacitë përballë”, – shprehet një banor gjatë hulumtimit në terren…
Kamza është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të madh në Shqipëri, duke e shndërruar në bashkinë më urbane. Në 20 vitet e fundit Kamza ka përjetuar një rritje të popullsisë në masa të jashtëzakonshme, ku në një sipërfaqe prej 37.18 km2 jetojnë -sipas të dhënave të bashkisë – rreth 160 mijë banorë, numër që çdo ditë vjen në rritje. Mosha mesatare e popullsisë së qytetit të Kamzës është 27 vjeç, gjë që dikton edhe më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative. Mirëpo, e vetmja hapësirë publike sportive në qytet mbetet stadiumi, i cili në një konsultim publik për projekt-buxhetin e vitit 2025, të mbajtur më 31 tetor 2024 në hapësirën e tij dëshmoi se do të zëvendësohej nga një godinë tre katëshe me një sipërfaqje prej 2000 m2 që do të jetë godina e re e bashkisë Kamëz…
Rrugëtimin për njohjen e romëve dhe egjiptianëve të Kamzës e nisëm nga zona e ish-godinave blegtorale në Bathore apo siç njihet ndryshe si ‘ish-stallat’. Këto ndërtesa që gjatë socializmit janë shfrytëzuar realisht si stalla, dhe që aktualisht vijojnë të jenë të banuara nga një komunitet të ardhurish pas viteve 90-të, përfton trajtat e monumentalizimit të historisë së vuajtjeve me të cilat janë përballë në zanafillën e kësaj ‘jete të re’ të ardhurit në zonën e Bathores. Qëndrojnë ende si shenja domethënëse që ndihmojnë imagjinatën në riprodhimin e të shkuarës së këtij komuniteti, që plotësohet me rrëfimet e njerëzve që e kanë jetuar në ‘lëkurë’ odisenë e ardhjes, gjetjen e një vendi, ndërtimin e një shtëpie dhe zhvillimin e jetesës në këtë territor…
Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita…
Jetë imagjinare | Antonela Pepkolaj | 21.01.2023 Shoqja jonë e përbashkët, Guri, u fejua dhe martua para disa muajsh dhe u zhvendos në Gjermani. Guri është një nofkë. Si u zhvendos, Guri qante çdo ditë atje dhe tërë kohës që ishte vetëm në shtëpi (sepse i shoqi punonte), Guri izolohej në errësirë dhe dëgjonte balada kancerogjene shqiptare. Një ditë i shoqi e zuri duke qarë dhe kjo i rrëfeu se, arsyeja përse ishte kaq mizearbël, ishte sepse kishte lënë të …
Antonela Pepkolaj | 07.12.2022 | nyje.al Leo Shahini, fotografi nga autorja Sfida ndërkombëtare e aplikacioneve të hapësirës së NASA-s, edhe sivjet u zhvillua nën moton “Make Space” për të promovuar aksesin ndaj hapësirës, përmes metodave novative. Konkursi fton të rinj të apasionuar nga e gjithë bota, për të programuar aplikacione që përputhen me tematikën e sfidave. Pjesëmarrës sivjet ishte edhe i riu nga Kamza, Leo Shahini, i cili së bashku me grupin përfaqësues të Shqipërisë, u zgjodhën finalistë në rang …
Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun…
Shfaqja e shtetit me fadroma, apo shkrirja e imazhit të tij me fadromën që vjen për të shembur shtëpinë apo biznesin privat të dikujt, është bërë një nga shprehjet më të zakonshme të dekadës së fundit të qeverisjes. Përballë fadromës së shoqëruar me polici, banorët përpiqen të argumentojnë. U duhet të thonë se janë pro ligjit, sepse janë paraqitur si antiligjorë; u duhet të dëshmojnë se ndërtimet janë bërë me djersë, sepse janë akuzuar për fitime të pandershme; u duhet të tregojnë “kulturë”, sepse janë akuzuar si të pakulturuar apo të prapambetur…
Nuk është çështja nëse zgjedhjet u vodhën. Sot kemi të bëjmë me një sistem ku zgjedhjet kontrollohen nga partia në pushtet – Partia Socialiste. Ajo deklaron se është modernizuar, ndaj dhe fiton. Në fakt, është modernizuar për të vjedhur më mirë dhe, akoma më tepër, për të kontrolluar votën në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kornizave institucionale. Kemi të bëjmë me një sistem tashmë të njohur dhe të përshtatur – një model i sofistikuar i manipulimit elektoral. Forma më e njohur është ajo e Putinit; forma të tjera hibride të këtij modeli hasen brenda dhe jashtë Bashkimit Europian…
Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje…
Kjo është bota e Trump-it dhe ne thjesht po jetojmë në të. Pyetja e vetme është se si ndjehemi për këtë. Franklin D. Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm, “E vetmja gjë për të pasur frikë është vetë frika”, për të adresuar shqetësimet rreth reformave të tij të New Deal-it, të cilat në atë kohë ishin hapa të paprecedentë dhe për këtë arsye me të drejtë frikësuese. Mesazhi i administratës së dytë të Trump – e cila në shumë aspekte është në fakt administrata e tij e parë – është i njëjtë: kërcënimi nuk vjen nga masat që ai po ndërmerr, por nga përhapja e frikës për to…
Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë….

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.