Ish-minatorët përpara Parlamentit për miratimin e statusit: Deputetët të flasin me votë pro

Ditën e sotme, minatorë dhe ish-minatorë, u mblodhën para parlamentit për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit, premtim ky i dhënë prej kohësh nga qeveria aktuale. Ky grupim ka vite tashmë që lufton për miratimin e këtij statusi, prej të cilit ata do të mund të përfitonin lehtësira të konsiderueshme ekonomike, si dhe vlerësimin e punës së tyre me një status të dinjitetshëm. Duke iu referuar ligjit 29/2019 për trajtimin financiar suplementar, të punonjësve që kanë punuar në minierë në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit, dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha dje në Durrës se statusi i minatorit është tashmë i miratuar dhe janë të përfshirë në listën e përfitimeve nga buxheti për pensionet e veçanta. Me arrogancë, ai i konsideroi protestuesit për statusin e minatorit si “një grup njerëzish” që kërkojnë një lloj statusi të ndryshëm që do të krijonin disbalanca jo të drejta. ..

0 Comments

1 maji i protestave, punëtorët shqiptarë përballë institucioneve

Dita e punëtorëve nisi sot me protestën e mësuesëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Dy prej sindikatave të arsimtarëve i shkuan në derë ministres Manastirliu dhe parashtruan kërkesat e tyre, ndër të tjera dhe më themelorja për ta mbetet thirrja për rritjen e buxhetit për arsimin në 5%. Kjo rritje e buxhetit që do sillte plotësimin e një sërë kërkesash të ngritura sot nga mësuesit, ka qenë premtim i qeverisë Rama në të tre fushatat para-zgjedhore por nuk është zbatuar kurrë sipas arsimtarëve para-universitarë...

0 Comments

Edhe njëherë thirrje për Statusin e Minatorit

Zeqir Zalli ka punuar në minierën e Kamit në Tropojë për dekada. Ditën e djeshme, në të zbardhur të mëngjesit ai është nisur nga Bajram Curri për tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u organizua protesta e radhës me thirrjen për miratimin e Statusit të Minatorit. Minatorët dhe ish-minatorët u mblodhën në dyert e Ministrisë dhe kërkuan takim me zyrtarët e saj që të merrnin një përgjigje mbi kërkesat e tyre...

0 Comments