Kryerabini i Shqipërisë ushtar në Gaza, aktivistët kërkojnë shpalljen non-grata

Komuniteti i hebrenjëve në Shqipëri është i vogël por e ka një kre religjioni. Kryerabini Yoel Kaplan i emëruar në 2010, me kontestimin e një pjesë të komunitetit, është vendosur në qendrën e mediave dhe rrjeteve sociale ditët e fundit pas publikimit të një video të tij në Gaza. Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, Yoel Kaplan i është bashkuar Forcave të Mbrojtjes Izraelite dhe është pjesë e ofensivës gjenocidale mbi popullin e Gazas. Në videon e qarkullur në rrjetet sociale, Kaplan shihet mbi një tank në Gaza-n e shkatërruar duke shënjuar nisjen e muajit Elul, muajit të reflektimit dhe faljes për hebrenjtë, përmes jehonës së lëshuar prej një brirë dashi...

0 Comments

70,000 ton naftë nga Shqipëria për avionët që bombardojnë Gazan

Në një investigim të fundëm të Data Desk dhe Oil Change International, Shqipëria listohet si një prej vendeve europiane që kontribuon në gjenocidin e shtetit të Izraelit mbi palestinezët e Gazas. Kështu, duke furnizuar forcat ushtarake me naftë, 70 mijë tonë sipas të dhënave të nxjerra, vendi ynë bëhet bashkëpunëtor në krimet mbi popullin palestinez...

0 Comments

Vijojnë protestat në Tiranë në mbështetje të Palestinës

“Liri, liri, liri Palestinës ishin thirrjet që jehuan në sheshin “Skenderbej” fundjavën që lamë pas, nga ku dhjetra protestues të grupmoshave të ndryshme treguan mbështetjen e tyre për mijëra gra, burra dhe fëmijë që po vriten çdo ditë në vendin e tyre. Kjo protestë, krahasimisht me shumë të tjera që janë vetë organizuar në Tiranë prej muajsh, numëroi shumë protestues, ndër të tjerë dhe shumë të rinj...

0 Comments

Në mbështetje të Palestinës, marshohet në Tiranë në javën e 24-të të bombardimeve në Gaza

Aktet gjenocidiale të Izraelit kundrejt popullit të Palestinës që prej tetorit të vitit të kaluar kanë ngjallur në mbarë botën revolta, protesta masive dhe thirrje për bojkot kundrejt kompanive që mbështesin qeverinë izraelite. Sakaq, aktivistë e qytetarë shqiptarë nuk kanë qëndruar indiferent, por prej muajsh kanë shfaqur ndjeshmëri e revoltë ndaj Palestinës, me organizime, protesta dhe...

0 Comments

Armëpushim tani! Në Tiranë marshohet për ndalimin e pushtimit të Palestinës

Grupimi shqiptar për Palestinën është bashkim aktivistësh të çështjeve të ndryshme që janë organizuar që prej tetorit të shkuar, periudhë që shënon intensifikimin e akteve gjenocidiale mbi popullin palestinez. Ditën e sotme ata organizuan një marshim me thirrjen globale për armëpushim të menjëhershëm. Armëpushimi, si qëndrimi politik që duhet të mbajë qeveria e Shqipërisë një herë e më parë, jo vetëm për Palestinën, por edhe për Libanin e Jemenin....

0 Comments