Që kur zuri fill koha

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth...

0 Comments

Ekspozita “Që prej motmoti”, Trivet sjell në Kamëz ngjyrat e ritualeve, miteve dhe figurave mitologjike

"Që prej motmoti", ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet...

0 Comments

“Edhe ëndrrat i shoh aty”, instalacioni artistik që solli rezistencën e Zall – Gjoçaj në Tiranë

07.04.2022 | nyje.alRezistenca frymëzuese katër vjeçare e Zall-Gjoçaj është rrëfyer vizualisht përgjatë javës që lamë pas në ambientet e Europe House, në Tiranë. Instalacioni artistik “Edhe ëndrrat i shoh aty!” përgjatë këtyre ditëve ka pasur vëmendjen e grupeve e individëve të ndryshëm që jetojnë në kryeqytet e që janë njohur…

0 Comments

Ekspozita “Ricikluesit”, imazhe të betejës për të ruajtur punën e siguruar vetë

Diana Malaj & Ronald Qema |13.05.2021| nyje.alAktivizmi Rom dhe Egjiptian këtë të mërkurë shpalosi ekspozitën “Ricikluesit”, si ndërhyrje artistike në trajtimin e problematikave të këtij komuniteti. Rreth 30 fotografi dhe ekspozicione të ndryshme synojnë të sjellin në vëmendjen dhe sytë e qytetarëve të Tiranës sakrificën e grumbulluesëve të materialeve të…

0 Comments