Pensionistët vijojnë protestat e tyre për pensione të dinjitetshme

Pak ditë pas protestës së javës së kaluar, ku pensionistët shprehën indinjatën e tyre për rritjen e pensioneve me 4.1%, kryeminstri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një panoramë komunikimi të deputëve të partisë socialiste me pensionistë nga qytete të ndryshme për të ndarë me ta fakte e pikëpamje mbi sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit. Edhe në takimet e tij në Fier e Durrës, ai ka ripërsëritur se I gjithë problemi është te sigurimet e papaguara shoqërore dhe se pensionistët po vidhen nga kjo kategori, duke iu larguar përsëri përgjegjësisë së qeverisë së tij. Por kjo nuk e ka zbutur zemërimin e pensionistëve të cilët një javë pas protestës së fundit, u mblodhën përsëri dje para Kryeministrisë, duke shprehur shqetësimet e tyre për pensionet e ulëta dhe shkeljen e dinjitetit të tyre. Të pranishëm në protestë ishin pensionistë të shumtë të cilët i kanë kaluar vitet e tyre të punës duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit, por tani po përballen me sfida të shumta financiare...

0 Comments

Protesta për rritjen e pensioneve, zëra të indinjuar para Kryeministrisë

Sot pensionistët zhvilluan një protestë masive përpara Kryeministrisë, duke shprehur indinjatën e tyre në lidhje me situatën aktuale të pensioneve. Kjo pakënaqësi u shtua akoma më shumë pas takimit të fundit që kryeministri pati me një pjesë të pensionistëve, i cili u cilësua nga ata si një tallje. Pensionistët, të mbështetur nga Lëvizja Bashkë u grumbulluan para ndërtesës qeveritare ku shprehën pakënaqësinë e tyre për indeksimin prej 4.1% që qeveria u ka ofruar...

0 Comments

Rama pret presidentin izraelit Herzog, aktivistët: Refuzojmë gjenocidin, nuk mbështesim veprimet e qeverisë

Herzog u prit dje në një takim nga kryeministri Edi Rama, i cili e shquajti presidentin izraelit si “një njeri mjaft i mençur, i shquar, një njeri me përvojë.” Rama u shpreh edhe se e njeh herët Herzog, që kur ai nisi të angazhohet politikisht në Izrael. Anipse e shkuara dhe e tashmja e Herzog njihet, edhe prej kryeministrit të Shqipërisë për aq sa vetë ai thotë, shteti ynë nuk nguroi ta ftonte kreun e Izraelit...

0 Comments

Reagim i redaksisë | Liria jonë dhe impotenca e Kryeministrit

Ditën e sotme, gazetares Ambrozia Meta kryeministri i vendit guxoi t’i tërhiqte veshin. Kryeministri mendon se mund t’u tregojë vazhdimisht mediave se çfarë pyetjesh të bëjnë dhe të mos bëjnë, se për çfarë u tërhiqet veshi dhe se për çfarë ju rrihen shpatullat. Një tërheqje veshi tregon shumëçka. Nga njëra anë të çmerit fakti që akti i kryeministrit të kujton një sjellje tepër familjare. Kush guxon të na e tërheqë veshin?...

0 Comments