Sendi shtetëror dhe njerëzit si hapësira kulture

Në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Rrugën “Demokracia”, në Bathore, diellin nuk e pengon asnjë përmasë betoni. Është i ftohtë janari. Regjistruesi xhiron. “Unë kam pas një vetëgjykim”, thotë Klodi. “Kam ba 9-vjeçaren, jo fort larg prej këtu. Ishte e mbushur me tiransa dhe jugorë. Deri vonë nuk e pranoja që isha nga Bathorja, sidomos kur takoja persona që s’janë t’zonës. Bathorja shihej edhe ma poshtë se Kamza.” Klodi, Diana, Roni, Fidi, të tjerë që vijnë e na gjejnë në bisedë, rrinë, varin kokën e dëgjojnë, i përkasin gjeneratës Zeta, me një stil jetese larg kafeneve, qendrave tregtare dhe tërheqjeve të tjera sociale. Mes tyre dhe familjeve të tyre nuk ka ndonjë dallim të madh në të ardhurat financiare, në llojin e shtëpisë që kanë ndërtuar, në mjetet e transportit (autobus, biçikleta) që përdorin, në vullnetin për arsimim dhe në arritjet që kanë fituar. Pa harruar punën më vete apo në grup me vetëgjykimin, për të cilin flet Klodi, më shumë i provuar nga prindërit, apo fëmijët më të mëdhenj të familjes, mijëvjeçarët, në kohën kur Kamza dhe Bathorja si pararojë e saj, nuk kishte asfalt, ujë, kanalizime e drita...

0 Comments

Mes Vetes dhe Vedit: “Gjaku” – Ernest Koliqi

Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije...

0 Comments
Foto nga libri i Mehmet Krajes, Antonela Pepkolaj
Foto nga libri i Mehmet Krajes, Antonela Pepkolaj

Kraja Postmodern

Antonela Pepkolaj | 07.02.2023 | nyje.al Përmasa e parodisë në romanin postmodern, kalon përtej asaj të një figure retorike, por funksionalizohet për të arrirë përftime të reja, më komplekse dhe domethënëse për një tekst. Kështu, e gjejmë jo më si një marrëdhënie e drejtpërdrejtë dhe tallëse me një element përgjithësisht jashtë…

0 Comments

Marisa

Jetë imagjinare | Antonela Pepkolaj | 21.01.2023Shoqja jonë e përbashkët, Guri, u fejua dhe martua para disa muajsh dhe u zhvendos në Gjermani. Guri është një nofkë. Si u zhvendos, Guri qante çdo ditë atje dhe tërë kohës që ishte vetëm në shtëpi (sepse i shoqi punonte), Guri izolohej në…

0 Comments

Ida

Antonela Pepkolaj | 05.12.2022| nyje.al Kusht për mbijetesë mund të jetë përshtatja; diferencimi nga të tjerët; njohja e Tjetrit si mënyra me të cilën shquajmë veten; apo vrasja e Babait për të afirmuar veten. Në rastet në të cilat Tjetri tashmë të ka diferencuar nga vetja dhe nuk dëshiron të asocionohet…

0 Comments
Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pasi një ndërtesë 15-katëshe u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90)
Palestinezët kontrollojnë dëmet e shkaktuara pasi një ndërtesë 15-katëshe u shkatërrua në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, më 13 maj 2021. (Atia Mohammed/Flash90)

Përjetimi i Nakbas, sërish

Përkthim | Antonela Pepkolaj |Dima Srouji |15.11.2022 | nyje.al"Sulmet e fundit ndaj palestinezëve po rishfaqin traumën ndër breza që ne të gjithë mbartim. Por rezistenca jonë sa vjen dhe bëhet më e fortë". Palestinezët teksa kontrollojnë dëmet e shkaktuara pas shkatërrimit të një ndërtesë 15-katëshe nga një sulm ajror izraelit…

0 Comments
Gjyshja File
Gjyshja File

Mit vegjëlie (pjesa e dytë)

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al Pjesa e dytëGjyshen nuk e ka mësuar njeri të jetë krenare, as egoiste, përkundrazi, por e kanë mësuar të jetë e drejtë. Në mundin e saj për të qënduar e drejtë, ka zhvilluar një forcë karakteri më të ashpër se ajo e njerëzve vetjakë. Në…

0 Comments
Gjyshja File
Gjyshja File

Mit vegjëlie (pjesa e parë)

Antonela Pepkolaj | 27.10.2022 | nyje.al  Fotografi nga arkivi familjar, Pukë 1985Për gjyshen flasin njësoj siç flitet për një mrekulli; si për një dukuri të rrallë dhe fantastike që i bën përftuesit e saj të ndihen të prekur nga fati. E rrallë pse ishte një njeri që gëzonte atribute në…

0 Comments

Klotilda

Antonela Pepkolaj | 26.09.2022 | nyje.al Himeni dhe heshtja për gratë, në pjesën më të madhe të rasteve, jane bileta për një jetë të mbushur me abuzime të të gjitha formave. Dhe, ndërsa ndonjëherë me vullnet të lirë, ndonjëherë për hesap të familjes, vajzat e reja zgjedhin t’ia falin rininë dhe…

0 Comments

Fabrika, punëtorëve

Antonela Pepkolaj | 24.08.2022 | nyje.alPërgjithësisht autonomia është një nga pasojat e suksesit (apo kështu mendohet) dhe, pasojë e autonomisë, është më shumë dinjitet dhe integritet njerëzor. Dokumentari “Factory to the workers”, nxjerr në pah, që në fakt edhe ekzistenca mund të përbëjë konflikt interesi, sidomos në një botë hierarkish…

0 Comments