Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u mbush me zëra kërkues për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale. Punëtorë nga sektorë të ndryshëm si pastrimi, fasoneritë, transporti dhe shërbimet, së bashku me aktivistë e përfaqësues sindikalë, protestuan kundër kushteve të punës dhe shpërblimit minimal që marrin. Ata folën për kushtet jo të dinjitetshme të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mbrojtjes sindikale, sidomos në sektorin privat...
Kohët e fundit, në një skenë që të kujton serialin X-Files, imazhet satelitore të NASA-s zbuluan rrënojat e një ish-baze amerikane të armëve bërthamore, Camp Century, nën akullnajën e përhershme të Grenlandës, një relike e braktisur e Luftës së Ftohtë. Rishfaqja e saj është një metaforë e përshtatshme për propozimin e Donald Trump për të zgjeruar territorin amerikan në Veriun rreth Arktikut – një ide që duket sikur erdhi nga askund, por në fakt mbështetet në një histori të gjatë....
29.11.2018 | nyje.al | Nuk është e lehtë të flasësh për të menduarit me logjikë në një shoqëri që trashëgon nga e kaluara një traditë kulturore të ndërprerë e të paqëndrueshme dhe që sillet në të sotmen si shoqëri konsumi. Hysamedin Feraj (filozof, autor) ndan me lexuesit mendimet e tij mbi të filozofuarit dhe paradokset që arti për vetëdijen shfaq në botën shqiptare. Pyetje: Fillimisht duam të dimë se si është zgjuar te ju interesi për të menduarit filozofik?Përgjigje: Ju …
Diana Malaj | 27.11.2018 | nyje.al | Lindita Komani përgjatë takimit letrar me të rinjtë e grupit Ata, Kamëz “Moto jete” libri i ri i Lindita Komanit ka lindur në udhëtim, nëpër Evropë dhe përtej saj. Një poezi e shkruar midis kulturave dhe qytetërimeve që kanë lënë gjurmë dhe e ka ngritur në tjetër nivel gjuhën e saj poetike të vëllimeve paraardhëse “Post-impresion” dhe “Në gjuhën e zgjimit”. Në takimin e saj me aktivistët e grupit “ATA” ajo flet për …
Diana Malaj | 26.11.2018 | nyje.al | Shkolla e mesme “Isa Boletini” ndodhet në zonën e Paskuqanit, njësi administrative e rëndësishme e Bashkisë Kamëz që prej vitit 2015 si pasojë e reformës territoriale. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 2014 dhe brenda saj mësojnë rreth 500 nxënës. Në katin e tretë të kësaj godine gjendet një sallë e madhe – dikur e pashfrytëzuar, ndërsa sot e kthyer mrekullisht në sallë teatri nga nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi. Zonja Elida …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















