Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia u justifikua duke fajësuar hapësirën e vogël të sallës për moslejimin e të vetmit gazetar që kishte paraqitur kërkesën për pjesëmarrje, që isha unë. Kjo është gënjeshtër, sepse gjysma e sallës ishte bosh. Bashkia i vazhdoi marifetet, kur në faqen e saj online nxorri një njoftim të rremë mbi mbajtjen e një dëgjese për të diskutuar planin e mbetjeve me publikun. Por verifikimi i metadata-ve tregoi se dokumenti (.docx) ishte krijuar një javë pas mbledhjes. Përse ftohej publiku në një takim i cili kishte përfunduar?! Cila ishte dobia e një manipulimi të tillë? Si mund t’i ftosh njerëzit në një ngjarje të shkuar?!
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë u mbush me zëra kërkues për dinjitet, barazi dhe drejtësi sociale. Punëtorë nga sektorë të ndryshëm si pastrimi, fasoneritë, transporti dhe shërbimet, së bashku me aktivistë e përfaqësues sindikalë, protestuan kundër kushteve të punës dhe shpërblimit minimal që marrin. Ata folën për kushtet jo të dinjitetshme të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mbrojtjes sindikale, sidomos në sektorin privat...
nyje.al |12.02.2019| Julio Cortázar (26 gusht 1914 – 12 shkurt 1984) e përshkruan origjinën e tij si koktej racash njerëzore: me origjinë baske nga babai dhe franceze nga nëna, u lind krejt rastësisht në Bruksel dhe u zhvendos në Argjentinë së bashku me familjen ku kaloi vitet e rinisë. Nëna ka qenë njeriu që ka ndikuar më shumë në rritjen e tij. Ajo ishte një grua që njihte gjuhën frënge, angleze dhe spanjolle e që fare mirë mund të ishte …
Evi Veliu | 24.12.2018 | nyje.al Ora shënonte njëmbëdhjetë pa pesë në një ditë të freskët dhjetori. Pranë Fakultetit të Shkencave Sociale qëndronin në grupe disa studentë. Më tutje, pranë sallës 011, qëndronin disa studentë të tjerë që po përgatisnin sallën për një aktivitet të paralajmëruar disa ditë më parë. Vetëm përpara një jave kishim kaluar festat më të heshtura kombëtare, ndërsa atë ditë ishim mbledhur për të dëgjuar një copëz historie heroike nga rezistenca e popullit shqiptar, historinë e …
nyje.al | 09.12.2018 | Nëpërmjet kolanës “Meduza”, projekt i konceptuar dhe realizuar nga “Instituti Politik i Studimeve Humane” me mbështetjen e Autoritetit të Medias Audiovizive, u arrit që të sillen në shqip 4 libra që trajtojnë sociologjinë dhe statusin e televizionit. Bëhet fjalë për “Sociologjia e televizionit” nga Brigitte LE Grignou dhe Érik Neveu dhe “Shpërthimi i gazetarisë” i autorit Ignacio Ramonet (përkthyer nga Elvis Hoxha), “Televizioni dhe kultura rinore” nga JanJagodzinski (përkthyer nga Genci Shehu) dhe “Historia e programeve …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















