Kjo është bota e Trump-it dhe ne thjesht po jetojmë në të. Pyetja e vetme është se si ndjehemi për këtë. Franklin D. Roosevelt mbajti fjalimin e tij të famshëm, “E vetmja gjë për të pasur frikë është vetë frika”, për të adresuar shqetësimet rreth reformave të tij të New Deal-it, të cilat në atë kohë ishin hapa të paprecedentë dhe për këtë arsye me të drejtë frikësuese. Mesazhi i administratës së dytë të Trump – e cila në shumë aspekte është në fakt administrata e tij e parë – është i njëjtë: kërcënimi nuk vjen nga masat që ai po ndërmerr, por nga përhapja e frikës për to...
Kujdesi që na mohohet është forma më e qetë e dhunës. Është dhuna që nuk e përplas derën, por e mbyll ngadalë. Që nuk lë gjurmë në trup, por në jetë. Është dhuna që e ushtron pushtetin në heshtje, nëpërmjet burokracisë që zëvendëson ndërgjegjen, referimit që zëvendëson mbështetjen, statistikës që zëvendëson kujdesin. Është ajo dhunë që e ndien kur i drejtohesh shtetit dhe ai nuk përgjigjet - sepse nuk të ka menduar kurrë si subjekt që meriton jetë të jetueshme...
Prof. Dr. Nebi Bardhoshi | 20.12.2017 | nyje.al Kjo fjalë do të përpiqet të rrok shqetësimin mbi imazhin publik, e kam fjalën për atë negativ, të ngritur për Kamzën. Edhe pse jo në detaje, kjo analizë e shkurtër do të përpiqet të ftojë në reflektim, sesi disa të vërteta të mëtuara absolute, s’janë gjë tjetër veçse shprehi e shtjerrimit të ideve politike kreative, dhe po aq hedhin shtat në heshtjen e studiuesve të shkencave humane në Shqipëri. Shpresa ime, është …
Alban Tufa | 20.12.2017 | nyje.al E di që është e pahijshme të premtosh me letër në dorë, por akoma më keq, edhe këtu gjeti vend smartfoni, prandaj më premto që do të më falësh. Unë, rezidenti yt, premtoj këtu botërisht se nuk do të përdor kurrë kunja dhëmbësh sepse do të përdor degëzat e pemëve të tua!Të premtoj se do të shqep çdo ditë të jetës sime këtu nganjë tullë trotuari dhe me to nuk do të bëj asgjë!Të …
nyje.al | 17.10.2019Autori: Slavoj Žižek Dhënia e çmimit Nobel për Peter Handke është incidenti më i fundit fatkeq në një seri sosh për çmimin Nobel në letërsi, nga vendimi i çuditshëm për t’ia dhënë Bob Dylan-it në vitin 2016 deri te skandali i sulmeve seksuale të vitit të kaluar. Kur Handke kërkoi shfuqizimin e këtij çmimi në vitin 2014 e pati bërë duke thënë se është një “kanonizim falls” i letërsisë. Fakti që tashmë pikërisht ai e ka fituar vërteton …
nyje.al | 24.08.2019 | Jorge Francisco Isidoro Luis Borges u lind më 24 gusht 1889, në Buenos Aires. Ky tregim vjen sot me rastin e 120 vjetorit të lindjes së tij. “Tjetri”, pjesë e krijimtarisë “El libro de arena” (1975) është shkëputur nga përmbledhja “Tregime të zgjedhura” të Jorge Luis Borges, të përkthyera nga Azem Qazimi dhe publikuar nga shtëpia botuese “Zenit”. Publikohet te Nyja me lejen e përkthyesit dhe botuesit. Shënim i autorit për vëllimin “El libro de arena” …
02.07.2019 | nyje.al Ana Ahmatova konsiderohet si një ndër poetet më të rëndësishme të shekullit XX, pjesë e një plejade autorësh ku bashkë me Boris Pasternak, Marina Cvetajeva dhe Osip Mandelshtamin krijojnë një katërshe shumë të veçantë në historinë e letërsisë ruse. Në jetëshkrimin e saj shprehet se gjithmonë ka ditur çdo gjë për poezinë, por asnjëherë nuk ka ditur gjë për prozën. Në moshën 11 vjeçare botoi poezinë e saj të parë, e më pas krijimtaria e Anës do …
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















