possible header rescaled

Shumë më herët se uria të pushtojë trupin, ajo fillon të lëkundë strukturën e gjuhës — shuan qartësinë, shkatërron ritmin dhe lë pas mbetjet e brishta të mendimit. Çka nis si paragraf i rrjedhshëm, shpërbëhet në fragmente, derisa gjithçka që mbetet është dridhja e pavullnetshme e një mendjeje aq të uritur sa nuk mban dot më kuptimin. Ndaj, përpara se gjuha të më braktisë krejtësisht, po e shkruaj këtë – jo për t’u kuptuar se sa për të lënë gjurmë; për të lënë pas formën e një mendimi, përpara se të zhbëhet në heshtje...

Në Shqipëri, politika e fadromës nuk është një praktikë e jashtëzakonshme, por pjesë përbërëse e një regjimi periodik hapësinor që fshin me pseudo-legjitimitet forma organike të lidhjes me territorin. Prishjet e bizneseve të vogla, dëbimet e banorëve përmes politikave zhvillimore, privatizimi dhe shfrytëzimi i burimeve ujore; të gjitha këto nuk janë thjesht akte teknike, por përshfaqje të fuqizimit dhe legjitimimit të atyre që studiuesja e sociologjisë dhe ekonomisë së globalizmit Saskia Sassen i quan formacione grabitqare (predatory formations). Këto formacione operojnë si një aleancë ndërmjet kapitalit financiar, shtetit dhe sistemit ligjor. Ato veprojnë nga brenda institucioneve për të përvetësuar toka, pasuri, e të drejta komunitare. Dhuna është arbitrarisht e mbështetur nga ligji, e ajo, sipas Sassen, prodhon dëbime (expulsions), jo vetëm fizike, por edhe simbolike, duke fshirë nga hapësira lidhjet territoriale dhe kujdesin për vendin, të afërmin e mikun...

27.07.2020 | fejton | nyje.al  Lajmet Flash të Nyjes janë përmbledhje satirike javore e ngjarjeve më të rëndësishme nga Kamza, vendi dhe bota. Përmes satirës përpiqemi të vëmë në pah përmasën parodike të reagimit të institucioneve dhe qytetarëve në raport me ndodhitë e rëndësishme për jetët e tyre. Ne mendojmë se të shpërfaqësh përmasën parodike të realitetit është një nga mënyrat për ta kuptuar atë.

10.07.2020 | nyje.al  Instituti i Shëndetit Publik, në komunikimin e tij të përditshëm njoftoi se numri i rasteve të reja për ditën e sotme ka arritur në 90 individë pozitivë, duke e çuar numrin e plotë të të infektuarve në 3278.Kamza bën pjesë tek qytetet në të cilat janë identifikuar në mënyrë periodike raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërkohë që situata rëndohet, në vendet publike të qytetit po bëhet pothuajse e pamundur të ruhet distanca mes qytetarëve. Pensionistet teksa …

29.06.2020 | nyje.al  Mbledhje e banorëve të Laknasit, 28.06.2020. Foto nyje.al Banorët e Laknasit vazhdojnë të palodhur të mbrojnë të vetmen hapësirë të gjelbër të zonës ku jetojnë, të quajtur “Plepat e Brukës”. Përplasja mes banorëve dhe shoqërisë “BioProduct” shpk, me pronar Bledar Dacin daton që prej vitit 2019. Pas shumë protestave, përballjeve fizike dhe hetimeve penale, sot banorët janë në gjykatë administrative të shkallës së parë dhe në Apel për ta mbrojtur zonën nga transformimi i saj në thertore. …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Djale me parullen "uji eshte jeta"

Intervistë | 12.08.2020 | nyje.al  Në vazhdën e studimeve të tij mbi antropologjinë e ligjit dhe antropologjinë politike, antropologu Nebi Bardhoshi është marrë së fundmi me kauzën e mbrojtjes së ujit dhe politikave neoliberale në Shqipëri. Në konferencën “Horizonte të reja brenda dhe përtej Europës“, organizuar nga Organizata Europiane për Antropologji Sociale gjatë muajit korrik, studiuesi Nebi Bardhoshi ka prezantuar hulumtimin e tij me titull “Mbi antropologjinë e Ujit: Natyra, Kultura dhe Shteti Neoliberal”. Ky studim shkencor adreson një ndër çështjet …

Fejton| Satirë |18.07.2020  -A je si je Xhelal Mziu? Si t’kam? A ma kie numrin a ma ke fshi?-O njateta Rakip Suli. Si ore s’ta kam…jena patriota e dashamirsa, mrapa rivala politik or Rakip. Ta kam, ene me fotografi biles. M’del fotoja jote me kmishë t’bardhë e kollare sa t’mi bish.-Aaaa ta njefsha t’majrën se për kta t’i rashë telefonit. Kur po e lam ni takim se kam me t’than ni sen. Du me t’kerku ni nder.-Qish sot se un …

Pavjo Gjini | 04.07.2020 | nyje.al  Imazh i marrë nga Grand Rapids Art Museum Pasditen e një të premteje pandemie, në autobuzin e linjës plot e përplot rrugës së kombit, vetja të duket si kafshët përmbi njëra-tjetrën tregjeve të gjësë së gjallë të Wuhan-it. Drejt bregdetit pakufi, si peshqit e mbeturinat rrjedhohemi në horizontin e pamatë. Por në autobuz, tjetër mision po përmbushet. Do të shpëtojmë turizmin, na ka bërë thirrje komandanti me shku në front, një komb i bashkuar …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.