nyje.al | 07.06.2026 Në kohë rekord organizimi dhe shpërndarjeje, letra e hapur për festivalin e arkitekturës ‘Bread and Heart’ është nënshkruar nga mbi 500 organizata mjedisore, aktivistë, kolektive, arkitektë, e shumë të tjerë. Grupi i hartuesve është siguruar që letra të shpërndahet edhe dorazi ndër pjesëmarrës të festivalit me datë 3 qershor. Letra e hapur parashtron kontekstin brenda të cilit do të ndodhte ky festival dhe jep një panoramë të plotë të protestave të vazhdueshme e masive që po mbahen …

Rrallë ndodh që një pamje e vetme të mishërojë si një koncept i vetëm të tashmen dhe të ardhmen. Një maskë godet dhe grabit një protestues. Kjo ndodh sy policisë. Policia gjendet përtej gardhit bashkë me protestuesit dhe qytetarët. Maska nuk diferencon teksa dhunon policinë dhe qytetarinë. Policët janë të atrofizuar, drejtori i tyre del e mbron maskën përtej gardhit. Maska arrestohet pas shumë orësh nga presioni i shoqërisë. Maska ka grabitur dhe gardhuar me ligj e maliq tokën. Asaj i ka dalë zot kapitali ndërkombëtar i pronave të paluajtshme, kapitali gjeopolitik i Amerikës, kapitali politik i Shqipërisë (qeveri e opozitë), kapitali oligarkik vendor i ndërtimit dhe i mediave (Kastrati, Ulaj, Top, & Ko), dhe kapitali i hurit-e-litarit i krimit të organizuar (sa lokal aq edhe transnacional).

nyje.al | 25.10.2021 Pasiguria për të shkuar në punë, shkollë e kudo është shqetësim serioz për banorët e Kamzës sa përmendet problematika e qenve endacakë. Të përhapur në lagje të ndryshme të qytetit, secili prej nesh i ka rastitur të zatetet me tufa qensh që herë të vërsulen e më shumë të ngjizin frikën dhe ndjesinë e të vrapuarit për të shpëtuar. Tufë qensh endacakë në rrugët e Kamzëz, Shtator 2021, Dhimitër Koleci Një muaj më parë në rrjete sociale, Dhimitër …

nyje.al | 28.09.2021 Procesi i Rindërtimit në Valias vazhdon me terrin informativ që e ka shoqëruar që në nisjen e tij, e që shoqërohet nga problematika të tjera për banorët që presin të kthehen. Në vëzhgimin në terren në lagjen e Valiasit të Vjetër shohim që tashmë janë ngritur godinat e banimit dhe po punohet për përfundimin e tyre, por ende qytetarët nuk e kanë një datë për rikthimin në banesat e tyre.Sabriu, banor i Valiasit na shpjegon se nuk …

nyje.al | 20.09.2021  Mungesa e aktit të ekspertimit, e caktuar si detyrë nga Gjykata Administrative për ekspertët e çështjes së Plepave të Brukës, e shtyn përsëri afatin e marrjes së një vendimi mbi fatin e pyllit të Laknasit. Në seancën gjyqësore të ditës së sotme ishte parashikuar të diskutohej mbi një akt ekspertimi shtesë në të cilin do të përcaktohej se sa është dendësia reale e pemëve në të gjithë sipërfaqen e “Plepave të Brukës”. Në seancën e datës 6 …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Pavjo Gjini dhe Genc Shehu | 18.10.2020 | nyje.al  Robert B. Pippin është filozof bashkëkohor dhe profesor në Universitetin e Chicagos në SHBA. Autor i shumë punimeve mbi idealizmin gjerman dhe filozofinë pas tij. Njihet për leximin që i bën filozofisë së Hegelit si avancim dhe përmbushje rigoroze e filozofisë së Imanuel Kant. Disa nga veprat e tij në këtë drejtim janë: Kant’s Theory of Form; Hegel’s Idealism: The Satisfactions of Self-Consciousness; Modernism as a Philosophical Problem; dhe Idealism as …

Përkthim | Massimo Recalcati | 04.08.2020 | nyje.al  A është e mundur të lexohen faktet e njohura së fundmi mbi dhunën e përhapur botërisht, të së ashtuquajturës ‘zhdërvjelltësisë rinore’, pa e lidhur këtë dhunë me traumën kolektive që sapo e kemi përjetuar? Përgjigja që vetvetiu na imponohet është: jo, nuk është e mundur.Njohim shfaqje të ndryshme të parehatisë së rinisë; ajo e trasgresivitetit dhe ajo e tërheqjes sociale, si dy fytyrat bashkëkohore më kontradiktore. Nga njëra anë shtysa për të …

Diana Malaj | 26.06.2020 | nyje.al  Nga protesta për mbrojtjen e lumenjve, 24 qershor, 2020 Mbrojtja e lumenjve të Shqipërisë e tejkalon natyrën e një çështjeje mjedisore apo turistike. Eshtë ktheyer në çështje jetike. Kjo kryesisht e mbi të gjitha për banorët e fshatrave ku të vetmin burim uji kanë atë rrjedhë lumi. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rreth 714 leje ndërtimesh të hidrocentraleve nga ku 223 vetëm në tre vitet e fundit. Numër i cili tejkalon çdo …

Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije…

Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale…

Romani nuk mund të kuptohet nëse nuk je lexuesi model i Ecos, lexuesi tip të cilin teksti e ka parashikuar bashkautor. E filluam me “ti” për të ndjekur kështu lojën e vetës së autorit. Pra, ajo që e karakterizon tekstin është veta e dytë e rrëfimit, e cila është goxha sfiduese si për autorin, edhe për lexuesin. Autori model është një zë që flet me dashamirësi (ose me ton urdhërues, ose me djallëzi) me ne, që na do krah të tij dhe …

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.