WhatsApp Image 2025-10-21 at 12.12.04_8f2a6c28

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...

Në protestën e djeshme në solidaritet me popullin palestinez u përsërit akuza ndaj qeverisë shqiptare si bashkëpunëtore e shtetit gjenocial të Izraelit dhe u rikujtua thirrja se të heshtësh është të jesh bashkëfajtor. Valë zemërimi dhe solidariteti përshkruan manifestimin në Sheshin Skënderbej që u njoftua jo vetëm si reagim kundër gjoncidit të vazhdueshëm në Gaza. Protestuesit u mobilizuan në solidaritet dhe kundër ndalimit të anijeve të ndërhyrjes humanitare të Flotiljes Sumud si dhe denoncuan mos-veprimet e shtetit shqiptar ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj Yoel Kaplan, kryerabini që merr pjesë aktivisht në ofensivat ushtarake ndaj popullit palestinez. Përgjatë protestës thirrjet i drejtoi një palestinez, duke e bërë më të ndjeshme kërkesën për ndërgjegjësim ndaj asaj çka po ndodh në Gaza...

Nyje.al | 15.11.2021  Në shumë rrugë të Kamzës, një drejtues mjeti përshkon të njëjtën distancë me kohë të njëjtë me një drejtues biçiklete. Për këtë nderimet i shkojnë gjendjes së rrugëve në qytetin tonë, ku secili udhëton më vigjilencë të shtuar për gropën e rradhës që mund të hasë. Rrugët e Kamzës janë shtruar me asfalt, më pas janë prishur, e më pas janë çjerrë nga kanalizimet: herë të ujit të pijshëm e herë të ujërave të zeza. Diku has …

nyje.al | 09.11.2021  “Sigurimi i Padisë”, si zgjidhja më e shpejtë ligjore për të shpëtuar pyllin e Laknasit nga shkatërrimi, është ajo çka pengon ndërtimin e fermës dhe thertores në hapësirën e asaj që njihet si zona e “Plepave të Brukës”. Që në fillimin e procesit gjyqësor ky ka qenë fronti i parë i “luftës” së banorëve dhe aktivistëve, e quajtur ndryshe edhe si “Masa e Sigurimit” ky parashtrim juridik pezullon çdo ndërhyrje fizike përderisa beteja ligjore vazhdon. “Kolegji vlerëson …

nyje.al | 25.10.2021 Pasiguria për të shkuar në punë, shkollë e kudo është shqetësim serioz për banorët e Kamzës sa përmendet problematika e qenve endacakë. Të përhapur në lagje të ndryshme të qytetit, secili prej nesh i ka rastitur të zatetet me tufa qensh që herë të vërsulen e më shumë të ngjizin frikën dhe ndjesinë e të vrapuarit për të shpëtuar. Tufë qensh endacakë në rrugët e Kamzëz, Shtator 2021, Dhimitër Koleci Një muaj më parë në rrjete sociale, Dhimitër …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Pa mua | 07.03.2018 | nyje.al Anonimiteti i këtyre rradhëve nuk qëndron për me iu arratisë përgjegjësisë së shkrimit, por për me rujt intimitetin e leximit. … Por edhe për me iu arratisë akuzës për plagjiaturë. Meqë nuk po citon të tjerët, shkruesi nuk po citon as veten. Kjo flet-rrëfe është një përbindësh plot me copa autorësh. Shkruesi i kësaj flet-rrëfeje më shumë se sa i ka lexu këta autorë është lexu prej tyre. Me lexu do të thotë me …

Prof. Dr. Nebi Bardhoshi | 20.12.2017 | nyje.al Kjo fjalë do të përpiqet të rrok shqetësimin mbi imazhin publik, e kam fjalën për atë negativ, të ngritur për Kamzën. Edhe pse jo në detaje, kjo analizë e shkurtër do të përpiqet të ftojë në reflektim, sesi disa të vërteta të mëtuara absolute, s’janë gjë tjetër veçse shprehi e shtjerrimit të ideve politike kreative, dhe po aq hedhin shtat në heshtjen e studiuesve të shkencave humane në Shqipëri. Shpresa ime, është …

Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale…

Që në hyrje të novelës, Doda parashtron qartë qëllimin e vet në raport me Shqipërinë dhe, në këtë mënyrë, i parashtrohet edhe lexuesit tematika duale e novelës, që është raporti i traditës me qytetërimin dhe kulturën. Ky opozicion, i parë si natyrë vs kulturë, gjeneron një lloj dialektike të brendshme që ndriçon shumë aspekte të kontekstit shqiptar, pa bërë një prerje të qartë mes të dyjave. Në tekst, i vërejmë të shënjuara si qytetnim dhe padije…

Në letërsinë shqipe, tema e fatit tragjik të grave në periudhën e komunizmit, është trajtuar shpesh pëmes prozës. Rëndom, subjekti i tyre lidhet me përballjen e heroinës me sfidat e rënda shoqërore, politike dhe familjare në kohën e diktaturës komuniste. Vënia e gruas në qendër të një romani, është një perspektivë më shumë në të parit e monstruozitetit të një periudhe,si ajo e Shqipërisë diktatoriale…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.