Me një SMS të vetme mundem ta organizoj Tiranën tjetërsoj, rreth qendrash të fshehta provizore, të pazbërthyeshme dot si koordinata nga shërbimet e inteligjencës, qoftë dhe artificiale. Fjala vjen, send: “Neser te gjithe n’ora 5 te ish monumenti i tur bolit :)”. Fjalë si këto të fundit mund t’ua ndezin llampat deri nesër vetëm diç më tepër se një dyzine hartash në Tiranë, aq sa kanë mbetur në atë vend të mbajnë mend shtangien e Tur Bolit (disa emra janë maskuar për nevojat e këtij raporti), me cigaren që i digjej rrafsh me gishtat, përditë po aty, qiri, orë me rradhë - “Waiting for the Man”, si thotë kënga. Mjaftoi që dikush ta quante atë vëngjill, atë pritje të përditshme “monument”, dhe ja befas midis gazit tek rithemelohej qyteti brenda një shakaje përjashtuese, me në qendër pajtorin e ri: Bolin.
Aktivisti Baki Goxhaj lajmëroi dje në rrjetet e tij sociale që i është bashkuar lëvizjes ndërkombëtare Global Sumud Flotilla. I revoltuar nga aktet gjenocidiale në Gaza dhe pozicionit bashkëpunues të qeverisë shqiptare, Bakiu thotë që ka vendosur të marrë një hap më tej në angazhimin e tij të deritanishëm: ‘…duke ju bashkuar Global Sumud Flotilla, që gjendet aktualisht në Kretë. Një mision humanitar dhe paqësor për të thyer rrethimin e paligjshëm të Gazës, për të çuar ndihma dhe për të qenë solidar me popullin e vuajtur të Gazës dhe gjithë Palestinës. Ndihem krenar që përfaqësoj vendin tim në këtë mision ndërkombëtar dhe shumë të rëndësishëm për ndërgjegjen e botës’.
11.03.2020 | nyje.al Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë mbledhur në hyrje të kampusit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ata kërkojnë ulje të çmimit të naftës dhe të gjitha produkteve të tjera, mos lejimin e rritjes së biletave të transportit dhe mbështetje për fermerët. Disa nga pedagogët kanë dalë në mbështetje të studentëve gjithashtu. Studentët marshuan përgjatë gjithë kampusit të Universitetit për të mbledhur sa më shumë shokë e shoqe e më tej …
14.02.2022 | nyje.al Edhe sot, si para dhjetë ditëve, banorët e Paskuqanit kanë bllokuar Unazën e Madhe. Indiferenca e pushtetit dhe zgjidhja e munguar e hallit të madh të shtëpive të tyre, i ka nxjerrë në rrugë.Të bashkuar me qytetarë të zonave të tjera që preken nga projektet e tjera publike, ata akuzojnë pushtetarët për mashtrim dhe lojë të ndyrë ekonomike, që ka sjellë edhe devijimin e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Protestuesit kishin diçka për t’iu thënë …
05.02.2022 | nyje.al Bllokimi i Unazës së Madhe ishte akti i rradhës i banorëve të Paskuqanit, si mesazh ndaj institucioneve që për një rrugë po i nxjerrin nga shtëpia pa asnjë informacion se çdo të ndodhë me ta. Policia e Rendit u përpoq të mos lejonte ndalimin e qarkullimit, duke pasur përplasje me banorët. Përpos debateve, forcat policore përdorën dhe forcën për ti shtyrë ata nga rruga. Projekti i devijuar në Lotin 4 të Unazës së Madhe sjell shembjen e rreth …
Pavjo Gjini | 28.08.2021 | nyje.al Bulqize, gusht 2021 Në vendin tonë, në prakun e çdo banese ku ka ndonjë shenj jetese, kudo shpërthejnë tritolët e një krimi terrorizues… dhe askush s’mund të thotë se këtu rron një popull që ndërton diçka të re. Për mëngjes-drekë-darkë lajmet shërbejnë fishekzjarre tritolësh nga Vermoshi në Konispol, banda që lajnë hesapet, dridhin mure shtëpish, prishin gjumin e trishtë në cepat e Shqipërisë dhe mediat që u bëjnë jehonë në të gjithë vendin. Aty …
Genc Shehu | 21.12.2020 | nyje.al Dita e dyte e protestes per Klodian Rashen, 10 dhjetor 2020, foto: Ronald Qema “Këta të vrasin!” Kjo shprehje, e përdorur rëndom si në pasojë të 21 Janarit duke iu referuar pushtetit të atëhershëm, tani gjen vend të përdoret edhe për pushtetin e sotshëm. Mirëpo situata në dukje e ngjashme, ka dallimet e veta. Në 21 Janar pati demonstratë të thirrur nga opozita e atëhershme si përgjigje ndaj një video-skandali ku paraqitej Ilir Meta …
Pavjo Gjini dhe Genc Shehu | 18.10.2020 | nyje.al Edhe pse e interpreton hollësishëm një pjesë të potencialit të kapitalizmit për dëme serioze etike (tendenca e tij të prodhojë – ndër punëtorë mëditës, ndër të papunë kronikë, madje edhe në mesin e të pasurve – një shkëputje ose tëhuajësim prej të vetmit themel shoqëror të vetërespektit dhe statusit të mirënjohjes, pra prej procesit të punës), Hegeli ende argumentonte se kapitalizmi potencialisht do mund të ndihmonte në edukimin e qytetarëve të …
Marrëdhënia e individit me shtetin është një tematikë e trajtuar mjaft shpesh në letërsi. Ky raport shfaqet përmes perspektivave të ndryshme. Vepra të ndryshme fokusohen në konfliktin midis individit dhe shtetit, duke shfaqur përpjekjet për të mbrojtur lirinë individuale kundrejt kontrollit mbytës të pushtetit, ose, në disa raste të tjera, përshkruhen marrëdhëniet komplekse midis individit dhe shtetit në kontekste të ndryshme historike dhe shoqërore…
Pas premierës së filmit “Një fidan dhe një lopatë”, të artistit të ri e regjisorit Nikolas Pipero një prej pyetjeve nistore që ju bë ishte ajo e merakut për “përjetësinë” e punës së tij. Nikolasi tregoi që për qënien e tij, edhe atë artistike, e tashmja dhe vendi i tij në të ishte më i rëndësishëm. Megjithatë është e pranishme edhe dëshira e tij për të krijuar memorie përmes punës së tij, aq kolektive sa mundet. Kjo përpjekje vërehet edhe në filmin që pati shfaqjen e tij të parë në hapësirën alternative për të rinjtë “Minus Art Space”…
Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit…
Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

















