WhatsApp Image 2025-10-21 at 12.12.04_8f2a6c28

Aktivistët e Zall Gjoçajt, Adem Xhokola dhe Dhimitër Koleci, bashkë me protestuesin dhe përkrahësin e kauzave mjedisore Jorgji Locaj janë vënë së fundmi në dijeni nga Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë se janë paditur nga kompania ‘Seka Hydropower’ për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe shpifjes të kryera botërisht. Kompania, duke iu referuar deklaratave të aktivistëve në mediat kombëtare dhe rrjetet sociale, pretendon se ata kanë kryer këto vepra penale lidhur me ligjshmërinë e kontratës koncesionare, respektimin e kuadrit ligjor mjedisor, të drejtave të komunitetit, statusit të zonës së mbrojtur, etj.. ndonëse të gjitha këto çështje janë aktualisht objekt gjykimi në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Krahas proceseve në Tiranë, një proces tjetër që po gjykohet është në gjykatën e shkallës së parë, Lezhë dhe kontestimet e banorëve janë të mbështetura në dokumente zyrtare, akte ekspertimi, vendime gjykatash dhe denoncime të vazhdueshme të banorëve...

Në protestën e djeshme në solidaritet me popullin palestinez u përsërit akuza ndaj qeverisë shqiptare si bashkëpunëtore e shtetit gjenocial të Izraelit dhe u rikujtua thirrja se të heshtësh është të jesh bashkëfajtor. Valë zemërimi dhe solidariteti përshkruan manifestimin në Sheshin Skënderbej që u njoftua jo vetëm si reagim kundër gjoncidit të vazhdueshëm në Gaza. Protestuesit u mobilizuan në solidaritet dhe kundër ndalimit të anijeve të ndërhyrjes humanitare të Flotiljes Sumud si dhe denoncuan mos-veprimet e shtetit shqiptar ndaj të akuzuarit për krime lufte ndaj Yoel Kaplan, kryerabini që merr pjesë aktivisht në ofensivat ushtarake ndaj popullit palestinez. Përgjatë protestës thirrjet i drejtoi një palestinez, duke e bërë më të ndjeshme kërkesën për ndërgjegjësim ndaj asaj çka po ndodh në Gaza...

14.02.2022 | nyje.al  Edhe sot, si para dhjetë ditëve, banorët e Paskuqanit kanë bllokuar Unazën e Madhe. Indiferenca e pushtetit dhe zgjidhja e munguar e hallit të madh të shtëpive të tyre, i ka nxjerrë në rrugë.Të bashkuar me qytetarë të zonave të tjera që preken nga projektet e tjera publike, ata akuzojnë pushtetarët për mashtrim dhe lojë të ndyrë ekonomike, që ka sjellë edhe devijimin e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe. Protestuesit kishin diçka për t’iu thënë …

 05.02.2022 | nyje.al  Bllokimi i Unazës së Madhe ishte akti i rradhës i banorëve të Paskuqanit, si mesazh ndaj institucioneve që për një rrugë po i nxjerrin nga shtëpia pa asnjë informacion se çdo të ndodhë me ta. Policia e Rendit u përpoq të mos lejonte ndalimin e qarkullimit, duke pasur përplasje me banorët. Përpos debateve, forcat policore përdorën dhe forcën për ti shtyrë ata nga rruga. Projekti i devijuar në Lotin 4 të Unazës së Madhe sjell shembjen e rreth …

31.01.2022 | nyje.al 939 të infektuar me Covid 19 nga 3500 testime të realizuara u njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë. Në këto ditë të ftohta janari, me versionin Omicron ende nëpër këmbë, qytetarë të Kamzës detyrohen të mbajnë radhë të gjata për sigurimin e abonesë mujore përpara dispeçerive të kompanisë së kontraktuar, “Shpresa Al”. Kjo sprovë e lodhshme për të siguruar një abone çdo fund muaji është traditë tashmë, me banorët që presin për orë të tëra në kushte …

The current query has no posts. Please make sure you have published items matching your query.

Pavjo Gjini | 04.12.2019 | nyje.al  Në një nga banesat e dëmtuara pas tërmetit të datës 26 nëntor në Kamëz, në zonën e Laknasit. Foto nga Ronald Qema, datë 01.12.2019. Dua një kryeministër i cili njëherë në disa kohë thotë ‘ashtu u bëftë’ dhe ashtu bëhet, jo një kryeministër i cili flet gjithë kohës sepse asgjë nuk po bëhet. Ndërkohë që Edi Rama po dalldiset emergjencave tek endet periferive të vendit, thuajse çdo familje në Kosovë pa u ndjerë ka …

Genc Shehu | nyje.al | 05.01.2019  Përmbledhtazi, filozofi francez Alain Badiou shtron se ka tri rreziqe që i kanosen një çfarëdo lëvizje – korruptimi, devijimi, lodhja. Për lëvizjen studentore të dhjetorit 2018, parullat “S’ka negociata”, “Jo dialogut”, “Nuk kemi përfaqësi”, janë parulla të cilat kanë kryer një mohim ndaj përfytyrimit sipas të cilit, përnjëherë pas lindjes së një lëvizje, duhet të bashkëpunosh me pushtetin për të mbërritur ato pak gjëra praktike që mund të realizosh: pra, mohim i korruptimit. Kjo …

Pa mua | 07.03.2018 | nyje.al Anonimiteti i këtyre rradhëve nuk qëndron për me iu arratisë përgjegjësisë së shkrimit, por për me rujt intimitetin e leximit. … Por edhe për me iu arratisë akuzës për plagjiaturë. Meqë nuk po citon të tjerët, shkruesi nuk po citon as veten. Kjo flet-rrëfe është një përbindësh plot me copa autorësh. Shkruesi i kësaj flet-rrëfeje më shumë se sa i ka lexu këta autorë është lexu prej tyre. Me lexu do të thotë me …

Mora me kënaqësi të lexoj vëllimin me poezi të poetit dhe shkrimtarit Arti Lushi, të titulluar Palcë dhe Frymë. Kënaqësia qe akoma më e madhe në përfundim të leximit të librit, sepse përveç një cilësie të lartë estetike, poezia e Lushit përshfaqi edhe njëfarë vetëdije sociale dhe kohore. Është lajm i mirë për letërsinë shqipe që një poet bashkëkohor ka pasur vetëdijen e duhur për të mos mbetur viktimë e rrymave letrare të së shkuarës…

Në secilin organizim të Pallatit të Kulturës në Kamëz, por edhe të Bashkisë Kamëz në tërësi, asnjëherë nuk mungon fjalia që rrotullohet rreth falenderimit, speciales, veçantisë, kujdesit të Rakipit. Idhulltaria e shfrenuar që pjellë absurdin, nga i cili edhe Beckett e Ionesco do kishin mbetur të habitur, është shpërfaqja më e shëmtuar e tentativës për t’i dhënë emër, e krijuar pronësi individuale kryetarit. E gjitha për t’u përdorur si industri e shumëfishimit të votave dhe zgjerimit të elektoratit…

Është një befasi e këndshme tek zbulon se si një projekt muzikor për të cilin ke punuar në të shkuarën, gjen njëfarësoj, të ngjashmin e vet, duke ndarë me të qëndrime që bëjnë bashkë punën etnomuzikologjike me atë krijuese artistike. Akoma edhe më bukur është atëherë kur projektet në fjalë flasin të njëjtën gjuhë, ose më saktë, variante të shqipes dhe lëvizin në peizazhe të ngjashme tingullore dhe emocionale…

Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga Kamza
Raportime zanore nga ata që e ndërtuan Kamzën.
Loading
/

Tre vite më parë, si pjesëmarrës i Laboratorit të Antropologjisë Urbane, të organizuar nga Grupi Ata dhe IAKSA prezantova nje kohëzim vizual përmes fotografive të lagjes Bathore në Kamëz. Referencë ishin imazhet e shkrepura nga një fotograf gjerman, ëam Kat, përgjatë vitit 1999. Në një prej imazheve shihet një kontenier i verdhë që shërbente si qëndër ambulatore për lagjen. Në bisedë me time më, ajo më tregoi asokohe që ai kontenier kishte qënë me të vërtetë qendra e vetme shëndetësore për Bathoren për disa vite dhe se unë isha vaksinuar aty përgjatë fëmijërisë së hershme.

Protesta e radhës për bllokimin e rrugës në Thumanë, institucionet heshtin

20.08.2024
Mbrëmjen e sotme u mbajt protesta e radhës e banorëve të Thumanës, Krujës e Fushë-Krujës kundër ndalimit të lëvizjes të shkaktuar prej aksit Thumanë-Kashar. Ndonëse kjo e sotmja ishte protesta e shtatë e banorëve, nga institucionet nuk ka pasur asnjë përgjigje për kërkesat e ngritura.
 
Ashtu si në të mëparshmet, edhe në këtë protestë banorët bllokuan aksin e ri për gati një orë. Policia e Shtetit me afrimin e orës 20:00 liroi rrugën duke përdorur forcën dhe shtyrë protestuesit. “Shtyni, shtyni” – dëgjohej të thërriste drejt policëve Drejtori i Policisë Tiranë Tonin Vocaj teksa ata përpiqeshin të largonin banorët që u ulën në rrugë.
 
Pasi policia ia doli të largojë banorët nga aksi Thumanë-Kashar, ata bllokuan kryqëzimin e Thumanës në aksin e vjetër. Protestat do të vazhdojnë derisa kërkesa e tyre, për hyrje-dalje në Thumanë në aksin e ri, të plotësohet dhe derisa institucionet të përgjigjen u shprehën ata.