COVID-19- Përditësime nga Kamza

Mariana Syla |09.04.2020 |nyje.al 

Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar pozitive 9 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 409 numrin e të prekurve. Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj me 53%. Po në ditën e sotme, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në 165 numrin e tyre.
Në dy spitalet COVID aktualisht marrin shërbim 58 pacientë. Në spitalin infektiv marrin shërbim 52 pacientë, ndërsa në atë COVID 2 janë shtuar 6 të tjerë. Prej tyre 5 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar. Harta e të prekurve zgjerohet në Tiranë me 6 raste dhe Elbasan me 3 raste.

∆ Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë – 196 raste
Durrës – 38 raste
Lushnjë – 5 raste
Elbasan – 15 raste
Fier – 32 raste
Kavajë – 8 raste
Rrogozhinë – 4 raste
Korçë – 17 raste
Vlorë – 5 raste
Shkodër – 45 raste
Lezhë – 14 raste
Berat – 2 raste
Has – 12 raste
Krujë – 5 raste
Tropojë – 4 raste
Pukë – 4 raste
Mirditë – 3 raste

Furrë buke në Kamëz, dt. 09.04.2020. Foto nga Mariana Syla                 Furrë buke në Kamëz, dt. 09.04.2020. Foto nga Mariana Syla

Kësaj radhe vëmendja jonë në Kamëz është përqëndruar te puna e furrave të bukës, ndër të paktat aktivitete ekonomike të cilat vazhdojnë t’i ofrojnë banorëve të Kamzës shërbimet e tyre, pavarsisht vështirësive me të cilat janë ndeshur gjatë kësaj kohe.

Furrat e bukës në qytet i kanë ngushtuar ambjentet e brendshme për të penguar grumbullimin e shumë qytetarëve brenda. Në dyert dhe xhamat e tyre kanë vendosur postera sensibilizues duke i ftuar klientët të mbajnë distancë. Punonjësit e furrave shprehen se që prej marrjes së masave nga qeveria për mospërhapjen masive të virusit Covid-19, ata kanë përgjysmuar numrin e punëtorëve e në disa raste dhe i kanë larguar nga puna deri në kalimin e situatës, duke paguar për ta vetem siguracionet. Kjo ka ardhur për shkak të uljes së kërkesës për blerje dhe detyrimit për të punuar me orare të reduktuara të punës.

Gjithashtu theksohet prej tyre se është rritur higjiena dhe dezinfektimi i shpeshtë i rafteve, tavolinave, frigoriferëve dhe paisjeve të tjera të punës. Buka e pjekur nuk e shijon më prerjen në sharrën e bukës, por vuan përdhunën e ndonjë thike të pa mprehur mirë të zonjave të shtëpive.
Pavarsisht se furrat e bukës në Kamëz vazhdojnë aktivitetin e tyre, ndryshe prej bizneseve të tjera që janë mbyllur qysh në krye të herës, po e ndjejnë krizën ekonomike në uljen e kërkesave nga blerësit. “Klientët tashmë preferojnë ta gatuajnë bukën në shtëpi, kjo vjen pasi duan të jenë më të sigurtë për atë që konsumojnë”- shprehet njëra prej punëtorëve në Kamëz.

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje