Vargje nga Luljeta Lleshanaku

Luljeta Lleshanaku u lind më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim, për shkak të oponencës ndaj regjimit të imponuar nga diktatura komuniste shqiptare. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka qenë kryeredaktore e revistës së përjavshme “Zëri i rinisë”. Më pas, ka punuar për gazetën letrare “Drita”.

Në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese “Eurorilindja”. Në vitin 1999 merr pjesë në “International Writers Program” në Universitetin e Iowas. Është autore e katër koleksioneve me poezi; një prej librave është përkthyer në anglisht nga Henry Israeli, me titullin “Fresco” botuar në New York, nga shtëpia botuese “New Directions 2002”. Jo vetëm gjuha angleze ka ndërmjetësuar njohjen e poezisë së saj dhe jetës shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, por edhe përkthimi në gjuhën italiane, kroate, polake të disa prej veprave të saj.

Peter Constandinë shprehet për poezinë e Luljetës :
“Pra, një nga elementët që e dallon poezinë e Luljeta Leshanakut nga të tjerat është mungesa e ndonjë komenti politik apo social. Larmia e pashoq e tematikës së poezisë së saj, që shmang reagimet sempliste ndaj të kaluarës së tmerrshme dhe të tashmes dhe të ardhmes së pasigurt, ndoshta përbën një nga cilësitë që ju siguron veprave të saj një vend ndër klasikët bashkëkohorë të letërsisë botërore. Ajo ju flet intimisht lexuesve, gjë që përbën tiparin dallues të poetëve të vërtetë, të aftë të tejkalojë çdo kohë e kulturë.”

Disa poezi të shkëputura nga vëllimi poetik “Fëmijët e Natyrës”, Luljeta Lleshanaku, shtator 2006

  • Post comments:0 Comments

Lini një përgjigje