
Gazeta komunitare Nyje.al është duke kërkuar tre/tri gazetarë/e që do të realizojnë një seri podcastesh për rubrikën thuajse radio në platformën e Nyjes.
Kjo thirrje është pjesë e projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism, and Journalists’ Safety in Albania”, financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga Birn Albania në bashkëpunim me SCiDEV dhe Qendra Faktoje.
Projekti synon që të rrisë vëmendjen ndaj çështjeve lokale që lidhen me financat publike, të drejtat e pakicave etnike dhe punonjësve të huaj sezonal, të analizojë proceset urbanizuese, politikat kulturore dhe çështjet mjedisore, si dhe shërbimet publike sociale etj. Redaksia jonë po kërkon djem e vajza të reja, në fillim të përvojës së tyre gazetareske që kanë interes dhe entuziasëm për të prodhuar produkte audiovizuale lidhur me çështjet e parashtruara më sipër.
Ju ftojmë që të na dërgoni shprehjen tuaj të interesit, brenda datës 26 mars, duke na dërguar:
– një letër motivimi (deri në 500 fjalë)
– CV dhe ofertën financiare (shikoni këtu)
Gazetarët e rinj do të angazhohen përgjatë muajit Prill – Maj 2025 në realizimin e nëntë podcasteve (secili gazetar nga tre podcaste).
Për më shumë informacion, ju ftojmë të lexoni më poshtë thirrjen e detajuar (në format anglisht), duke klikuar këtu: TORs_Pool-of-Journalists for podcasts_Nyje.al.docx
Si të aplikoni: kandidatët e interesuar të na dërgojnë dokumentet e mësipërme
brenda datës 26 mars 2025,
me e-mail në adresën