Nga nderhyrja ne terren, janar 2026 (c) Trivet
Nga nderhyrja ne terren, janar 2026 (c) Trivet

Më shumë se një histori personale: Tregti dinjiteti

“Ne jemi një grimcë rëre para tyre, nuk kemi fuqi…” Ndjej se provuam të kundërtën në rërën që na përket. Ditën e fundit të një janari të gjatë, veçanërisht për qytetarët e Vlorës, nisma në dukje e vogël e një skice në breg të detit, vendosi t’i jepte botës një mesazh; sakaq banorëve të zonës t’u rikthente shpresën. Grupi me aktivistë e artistë, shumë të zëshëm dhe të  ndjeshëm ndaj çështjeve sociale e mjedisore ndër vite në Shqipëri, me nismë  të kolektivit të artisteve te angazhuara Trivet, arriti të realizonte në mënyrë të përsosur një vizatim mbi rërë që paraqet në mënyrë kuptimplotë lidhjen tonë me natyrën. Pse ishte e nevojshme kjo nismë?

0 Comments

Që kur zuri fill koha

Kanë ekzistuar rryma të ndryshme në art, të cilat kërkojnë të nxjerrin në dritë lidhjet e njeriut me natyrën. Në shoqërinë tonë të vogël, të zënë me halle ekzistenciale, moderniste e modernizuese, lëshuar shpeshherë në mohe e kotësime, raporti me natyrën u pa herë si tepri e herë si mungesë. "Trivet" vjen me një ftesë për të kthyer shikimin estetik dhe etik kah një lidhnie mes njeriut e botës përreth...

0 Comments

Ekspozita “Që prej motmoti”, Trivet sjell në Kamëz ngjyrat e ritualeve, miteve dhe figurave mitologjike

"Që prej motmoti", ekspozita e tri motrave Paja mbi praktikat zakonore shqiptare, të mbinatyrshmen ndër krahina të ndryshme dhe peisazhet plot ngjyra të vendit tonë, vjen në Kamëz të premten e fundit të qershorit. Në hapësirën ekspozuese të Grupit Ata, nga data 28 qershor deri më 14 korrik, punët e artisteve do të prezantohen për të interesuarit në qytet por edhe më tej. Më herët ekspozita pati zënë vend në Besianë, në Kosovë. Prej 17 shkurtit deri më 3 mars, krijimtaria e artisteve nga Belshi u vizitua nga qindra banorë të qytetit në veri të Prishtinës. Ekspozimi i punës së tyre në Besianë, si “vend në skaj”, pati qenë thelbësore në përzgjedhjen e galerisë për artistet të cilat besojnë që arti nuk duhet mbetur vetëm në kryeqytet...

0 Comments

Karnavali i Bozovcës – rrëfim nëpërmjet etnografisë vizuale

Në kohën kur karnavalet na shpërfaqen me maskat veneciane, me ngjyra e xixa, në Bozovcë ende mund të shohim kremtimin e karnavaleve në një mënyrë më autentike në thelb e kuptim, të njohura ndryshe si edhe si Karnavalet Ilire në Tetovë. Bozovca është fshati më i thellë i malësisë së Sharrit, pjesë e qytetit të Tetovës. Majat e Sharrit të shtrira përreth, nuk të lënë pa të bërë përshtypje, duke i dhënë hijeshi të pamasë fshatit...

0 Comments