Banorët e ish-komunales gjejnë drejtësi. Bashkia Tiranë duhet t’i rikthejë në “Programin e Rindërtimit”

“Ka drejtësi! Ka drejtësi!” u dëgjua të thotë sot Agroni, ish-banor i konviktit të “Ish-Shkollës Komunale”, në dalje të seancës gjyqësore në fund të së cilës u mor vendimi kundër përjashtimit të tij dhe fqinjit, Fatmirit, nga “Programi i Rindërtimit”. Ky përjashtim nga skema e trajtimit të familjeve që humbën banesat nga tërmeti i nëntorit 2019 ishte ndërmarrë nga Bashkia Tiranë në nëntor të vitit 2023 dhe hyrjen në fuqi të tij banorët e morën vesh kur u ndërpre bonusi i qerasë. Ankimimi i banorëve ndaj këtij vendimi të pushtetit lokal në Komisionin e Apelimit të Bashkisë Tiranë nuk e zhbëri këtë politikë që i nxirrte në mes të katër rrugëve dhjetra familje...

0 Comments

Rindërtimi si dhuratë, pa pretendime mbi të

nyje.al | 17.10.2022Kanë kaluar tre vite që prej fatkeqësisë natyrore të tërmetit, që ngjau më 26 nëntor 2019, dhe ndryshe nga çfarë propagandohet ditë për ditë nga rrjetet sociale të pushtetit, shumë banorë janë ende të parehatuar dhe të shqetësuar për kushtet e jetesës në banesat e reja. Disa prej banorëve…

0 Comments