Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Meloni zotohet të vijojë zbarkimin e migrantëve në Shqipëri
Të premten e 18 tetorit, Gjykata e Emigracionit në Romë dha vendimin se përpos dy të identifikuarve si të mitur dhe dy migrantëve të tjerë vulnerabël, edhe migrantët e mbetur në Shqipëri duhet të silleshin në Itali, duke mos përligjur burgosjen e tyre në Gjadër. Grupi prej 16 migrantësh me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, ishin pjesë e transferimit të parë të realizuar nga autoritetet italiane në kuadër të protokollit Rama-Meloni. Ishte anija ushtarake Libra që zbarkoi migrantët në Shqipëri të mërkurën e 16 tetorit të shoqëruar nga personeli i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët si dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin...